Frika e humbjes/ Rama mbledhje pas mbledhjesh, takoi sot krerët rilindas të komisioneve

Frika e humbjes/ Rama mbledhje pas mbledhjesh, takoi sot krerët rilindas të komisioneve

11:02, 11/09/2024
A+ Aa A-

Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 2025-ës,  Edi Rama mblodhi në Kryeministri ditën e sotme drejtuesit e komisioneve parlamentare që drejtohen nga socialistët.

Takimi vjen në nisje të sesionit parlamentar dhe të takimeve të njëpasnjëshme që mazhoranca ka nisur.

Diskutimet janë fokusuar tek koordinimi i punëve në Parlament dhe qeveri në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 2025.

Nga ana tjetër, drejtuesit e rinj politikë kanë filluar që tani punën në terren duke shkuar në zonat e tyre.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama do të jetë prezent në parlament nesër për të zhvilluar interpelancën e kërkuar nga PD për skandalin e mbetjeve.

Veç krerëve të kuvendit të pranishëm në takim ishin edhe Ministri i Financave Petrit Malaj, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, Adea Pirdeni Ministre për Administratën dhe Antikorrupsionin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco