Mediu në SPAK, pritet të dëgjohen ekspertët për Gërdecin

Mediu në SPAK, pritet të dëgjohen ekspertët për Gërdecin

10:55, 11/09/2024
A+ Aa A-

Ish-ministri i Mbrojtjes Famir Mediu është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në SPAK për seancën e radhës ku pritet të dëgjohen ekspertët.

5 ekspertët e pranishëm në seancë kanë nisur t’i përgjigjen 35 pyetjeve që i janë drejtuar nga prokuroret e SPAK dhe avokatët e Mediut.

Bëhet fjalë për ekspertët që kanë hartuar analizën ekonomiko-financiare për Gërdecin.

Mediu po gjykohet në GJKKO për çështjen “Gërdeci” për dy akuza atë të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.

Nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec në vitin 2008, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco