KAFE SHQETO/ Debati në SHBA, Nesho: Trump ishte më Presidencial

KAFE SHQETO/ Debati në SHBA, Nesho: Trump ishte më Presidencial

10:29, 11/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ka qenë ambasadori Agim Nesho. Ai ka komentuar debatin e një nate, më parë në mes dy kandidatëve për presidentë të SHBA, Trump dhe Harris.

Agim Nesho: Unë e shikoj pak me ndryshe. Për arsye se ky debat nuk kishte të bënte me Trumpin. Kishte të bënte ashtu siç e tha edhe profesori me njohjen se çfarë përfaqëson Kamala Harris. Dihet që amerikanët dhe sidomos demokratët e shikojnë pak si një figurë të re e cila është ngritur më tepër nga dëshira për të humbur një zgjedhje reale që mund të ndodhte ne Amerikë dhe vendosën që të përkrahin kandidaturën Harris. Po a është Harris një lider në Amerikë. E ka fituar të drejtën e saj. Ka bërë diçka sepse amerikanët bazohen gjithmonë në gjykimin se çdo njeri duhet ta fitojë me punën e tij atë postin, aq më tepër komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë amerikane që është edhe presidenti amerikan. Dua të them se 28 për qind e popullsisë amerikane nuk e njihnin ne hollësi se çfarë përfaqësonte Harris kur pjesa tjetër të gjithë amerikanët e njohin se çfarë përfaqëson ish Presidenti Trump. 61 për qind të popullsisë amerikane kërkonin që Harris të ishte diçka ndryshe nga Biden që tregon që demokratët përkrahen një figurë të re që të përfaqësonte interesat e tyre. Dua të them që në pjesën më të madhe të debatit, pavarësisht që nuk u lejuan që vetë të dy oratorët të shpjegonin politikat e tyre në thellësi po u morën me njeri tjetrin më shumë dhe prapë se prapë, Trump ishte më presidencial për mendimin tim. Zonja Harris ishte një politikane e këndshme me një pozicion tepër elegant në debatet por kjo nuk është e mjaftueshme për arsye se sidomos në politikën e jashtme ajo nuk arriti dot të shpjegojë se çfarë do të bëjë SHBA sidomos në dy konfliktet kryesore që me te drejtë Presidenti Trump tha se politika e dobët e administratës Biden ka krijuar që këto konflikte të lulëzojnë….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco