Debati Harris - Trump/ Mema: U dominua nga Harris! Procesi gjyqësor ndaj Berishës, njëjtë si me Trump, i inicuar politikisht!

09:47, 11/09/2024
A+ Aa A-

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare pranë BYU-Idaho USA, Drejtues programi Inteligjenca Artificiale dhe Qeverisja Globale në Bruksel, Medlir Mema i ftuar në 'Kafe Shqeto' me Flavio Qarri thotë se gjatë debatit televiziv Trump-Harris, sa i përket performancës, fituese u shfaq zëvendëspresidentja, Kamala Harris.

Sipas Memës, debati u dominua nga Harris, ndërsa Trump e kishte të pamundur të vijonte me argumentet e tij.

Por sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Kamala Harris nuk njihet mjaftueshëm nga publiku amerikan, pavarsëisht që sipas Memës, Harris e kishte mundësinë për t’i dërguar mesazh elektoratit të saj se kush është ajo.

‘Debati në aspektin e performancën është fituar nga Harris, u dominua nga ajo. Trump e kishte të pamundur të vijonte me argumentat e tij. Publiku amerikan se njeh shumë mirë se kush është ajo. Kamala Harris kishte mundësinë për të transmetuar dhe për t’i çuar mesazh elektoratit të saj se kush është ajo. Ishte një debat 50 me 50 nga kjo garë', tha Mema.

Eksperti Mema u ndal edhe në atë se çfarë po ndodh në politikën shqiptare, për të cilën thotë se Shqipërisë i nevojitet një rotacion politik, si një domosdoshmëri pë rtë garantuar votën e qytetarëve.

'Duhet të kemi një rotacion politik në Shqipëri, sa më parë të jetë e mundur. Edhe këtu diaspora ka rol për ta bërë të mundur këtë rotacion politik.  Mundësia e votës së diasporës është një hap me rëndësi, që të shprehet fuqishëm në favor të një rotacioni politik.

Ne s’kemi zgjedhje të lira në Shqipëri. Qeveria e Ramës vijon në mënyrë të padrejtë të imponojë vullnetin e tij ndaj popullit . Po shikojmë zbrazjen e vendit që për mua është e rëndë.

Sistemet më të egra në oponencën politike kanë qenë partitë e majta, ato që kanë nisur procese politike ndaj lidërve të opozitës. Mund të heqim vijë të drejtë mes Trump e Berishës. Duhet ndjekur deri në fund rasti i Berishës, e shoh si një proces të motivuar politikisht për të hequr qafe një kundërshtar politik', theksoi eksperti Mema.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco