Sulmet e 11 shtatorit/ ‘Ngjarje që tronditi botën’, presidenti Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur!

Sulmet e 11 shtatorit/ ‘Ngjarje që tronditi botën’, presidenti Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur!

08:57, 11/09/2024
A+ Aa A-

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me 23-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se sot nderohen viktimat por edhe forca e qëndrueshmëria e popullit amerikan, në atë ngjarje që tronditi botën.

Postimi i plotë:

Sot, kujtojmë ngjarjet tragjike të 11 Shtatorit, 2001. Njëzet e tre vjet më parë, bota u trondit nga sulmet e paimagjinueshme që morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm në SHBA.

Në këtë ditë, nderojmë viktimat por edhe forcën e qëndrueshmërinë e popullit amerikan. Kjo ditë shërben gjithashtu si kujtesë për luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit. Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur; ai nuk njeh ngjyrë apo ideologji. Nuk duhet të harrojmë kurrë këtë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco