Boçi për Shkodrën: Duhen njerëz me përvojë aty ku ka angazhim të bandave...

Boçi për Shkodrën: Duhen njerëz me përvojë aty ku ka angazhim të bandave...

08:01, 11/09/2024
A+ Aa A-

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike tashmë kanë publikuar emrat që do të drejtojnë fushatën elektorale.

Ndërsa opozita do të koordinohet me Flamur Nokën dhe Edi Palokën, selia rozë do të ketë në organizim Damian Gjiknurin dhe Blendi Klosin.

Për të kuptuar më shumë mbi këto vendime i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” ishte nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i cili njëherësh është dhe njeriu i përzgjedhur nga demokratët për të udhëhequr demokratët e Shkodrës në rikthimin e bastionit të humbur të PD-së.

“Sepse është përhapur kjo që PS po vendos të rinjtë dhe PD i shmangu, ndërkohë që unë kam argumentin që në drejtimin e qarqeve për shkak të qenurit në opozitë, të duhen njerëz me përvojë politike. Dhe situata e bandave në Shkodër tregon që në Shqipëri nuk ka proçes zgjedhor ku ti ke luksin të ndërtosh karriera brezash në mënyrë natyrale, që drejtues politik në një qark si Shkodra ose Elbasani, të vendosësh një politikan të ri, që ka dëshmuar aftësi politike, por që dhe kërkon të mbështetet sepse nuk e lejon ambienti politik. Nuk ka proces politik të rregullt, nuk ka respektim të ligjeve të Kodit Zgjedhor, ka angazhim të bandave, ka angazhim të resurseve joligjore të administratës e policisë dhe duhet njeri me përvojë politike. Shkodrën e kam marrë si detyrë politike, siç është drejtimi politik i detyrës politike që kanë marrë edhe të tjerët. Në politikë në një moment të caktuar nuk është çështje dëshirash dhe emocionesh", u shpreh ndër të tjera drejtuesi politik i PD-së për Shkodrën, Luçiano Boçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco