Narko-drejtësia politike e Ramës thërret liderin e opozitës, deputetë dhe qytetarët mobilizohen para…

Narko-drejtësia politike e Ramës thërret liderin e opozitës, deputetë dhe qytetarët mobilizohen para…

22:44, 10/09/2024
A+ Aa A-

Sot, 11 shtator 2024, lideri i opozitës, Sali Berisha thirret për herë të dytë nga drejtësia politike e Edi Ramës, e cila e mban në arrest politik pa asnjë provë edhe pse e heton me urdhër politik prej katër vitesh.

Opozita dhe qytetarë janë mobilizuar për të mbështetur liderin e tyre ashtu siç bëjnë prej më shumë se 8 muajsh te ‘Rruga e Shpresës’, duke kundërshtuar arrestin politik të tij.

Deputetë dhe pjesëtarë të strukturave të PD-së do të jenë të pranishëm sot në orën 12:00 përpara SPAK.

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kanë kërkuar mobilizimin e deputetëve dhe strukturave për të mbështetur kryedemokratin në përballjen e tij të radhës me drejtësinë politike, nën dirigjimin e kryeministrit Edi Rama.

Lideri i opozitës, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, pasi narko-gjykata politike e Edi Ramës mori vendimin antikushtetues.

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD për protestë ditën e mërkurë:

“Të dashur miq. Ditën e mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD Prof.  Dr. Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtësisë”.

Mesazhi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD për protestë ditën e mërkurë:

“Të nderuar kolegë, të mërkurën në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco