‘Qytetarët heshtin’/ Hoxhaj: Erion Veliaj menaxhon në mënyrë abuzive dhe klienteliste 380 mln euro në vit

22:37, 10/09/2024
A+ Aa A-

Gazetari Julian Hoxhaj, i ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, foli për denoncimet mbi abuzimin e parave publike nga Bashkia e Tiranës, duke lënë qytetarët pa shërbimet bazë, njëkohësisht duke i vështirësuar jetesën në kryeqytet.

Hoxhaj u shpreh se në përgjithësi qytetarët heshtin përpara abuzimeve të pushtetit, i cili i vjedh, ushtron mbi ta trysni forcë, u merr paratë nëpërmjet ryshfetit të drejtëpërdrejtë qoftë nëpërmjet rritjes së taksave, tarifave abuzive dhe ata sërish heshtin.

Gjithashtu gazetari u ndal edhe te Bashkia e Tiranës, e cila menaxhon në mënyrë abuzive rreth 380 milionë euro në vit dhe këto para shkojnë vetëm për tendera të dyshimtë dhe klientelistë, në interes të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pjesë nga intervista në studio: 

Krasta: Kam një problem të madh në Shqipëri, jo me investigimin por me denoncimi po, njerëzit nuk pyesin më për denoncimin. Apo kjo është një ndjesi e gabuar e imja?

Hoxhaj: Në përgjithësi është e vërtetë. Kjo shfaqet në momente kur e sheh që qytetarët vidhen, abuzohen, pushteti ushtron mbi ta trysni forcë, u merr paratë nëpërmjet ryshfetit të drejtëpërdrejtë qoftë nëpërmjet rritjes së taksave, tarifave abuzive dhe qytetarët heshtin.

Ne jetojmë në një kryeqytet ku kostot e jetesës kanë arritur në pikën maksimale në pikën e vlimit ku nuk mban më ujë pilafi. Jetojmë në një qytet ku 80% e familjeve nuk kanë hapësira çerdhe dhe kopshte publikë ku të çojnë fëmijët e tyre dhe detyrohen të paguajnë para ekstra për një shërbim që e kanë të drejtë kushtetuese për ta marrë dhe përsëri nuk e marrin. Dhe përsëri nuk ka reagim.

Në zonën e ‘Astirit’ nuk ka as kopshte as çerdhe dhe as shkolla. Ditën e djeshme Tirana ishte në kolaps për shkak të trafikut dhe e vetmja zonë që nuk kishte kolaps të trafikut ishte Astiri për shkak se këtu nuk ka shkolla.

Krasta: Bashkia e Tiranës ka një famë të jashtëzakonshme për gjërat që ndodhin aty. A ju duket kjo bashki e bunkerizuar? Keni mundësi të penetroni? Nga i merrni ju informacionet?

Hoxhaj: Bashkia e Tiranës është bashkia më e madhe e vendit ku jeton 40% e popullsisë së Shqipërisë. Kemi të bëjmë me kryeqendrën e vendit dhe interesi publik dhe mediatik është i jashtëzakonshëm për një institucion që menaxhon rreth 380 milionë euro në vit. Denoncimet për Bashkinë e Tiranës janë të panumërta. Gjërat e mëdha prekin aferën e inceneratorëve, aferën 5D që i kemi denoncuar dhe jo vetëm, tendera publikë që jepen në mënyrë të dyshimtë dhe abuzive, shpërdorim i parave publike për para që shkojnë vetëm për interesa klienteliste të kryetarit të bashkisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco