Manjani: Shqipëria po shkon drejt votimeve, Rama do përdorë në 2025 krimin, patronazhistët, paratë

22:11, 10/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, avokati Ylli Manjani është shprehur se, në 2025 më shumë se zgjedhjeve, Shqipëria po shkon drejt votimeve.

Gjatë bisedës, Manjani deklaroi se në vendin tonë, janë shkelur dhe cenuar të gjitha liritë dhe të drejtat e njeriut.

‘Ne kemi hyrë në fazën e fundit të mandatit të këtij parlamenti. Duam sduam ne, politika po përgatitet tek votimet e ardhshme. Them votime, sepse refuzoj tu them zgjedhje, sepse zgjedhjet janë shumë larg.

Do të thirren njerëzit që të votojnë dhe të gjitha bateritë politike në vend, shkojnë drejt saj. Qeveria është e fokusuar tek votat, dhe opozita po ashtu. Strategjitë janë të ndryshme dhe po të bëjmë një fotografi, Edi Rama dhe PS dhe po e reflektojnë këtë gjë, nuk po rezatojnë lodhje nga pushteti, megjithëse prodhojnë skandale, qeverisje të keqe, e kanë larguar Shqipërinë nga axhenda e perëndimit dhe ne gjithmonë e më shumë nuk kemi lidhje me Europën.

Shqipëria është thithur nga gropa e korrupsionit, Shqipëria keq qeveriset, ka probleme me shtetin e të drejtës, ka probleme me liritë dhe të drejtat e njeriut. Shqipëria ka nevojë të kthehet edhe njëherë në vitet 1992-93, kur ndërkombëtarët na monitoronin rreptësisht për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Prona, liria e fjalës, familja, liria e njerëzve merret për hiç mosgjë dhe ky është një problem shumë i madh. Liritë politike, partia politike shkon sa në një gjykatë në tjetrën, të gjitha të drejtat që janë të shkruara në kushtetutë janë të cënuara dhe ky është një problem i madh.

A do ti përdorë ato që ka përdorur në zgjedhjet e shkuara, po patjetër.

A do e përdorin patronazhistin, po.

Paratë nga buxheti i shtetit, po.

A do i përdorin të fortët dhe kriminelët, po. Të gjitha të zezat, ndikim tek vullneti i zgjedhësve, loja me karta. Edhe opozita e pranon.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco