Thirrja e Berishës/ Boçi: SPAK-u është shfaqur si një organizatë partnere e PS-së...

Thirrja e Berishës/ Boçi: SPAK-u është shfaqur si një organizatë partnere e PS-së...

21:35, 10/09/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i cili njëherësh është dhe drejtuesi politik i Qarkut Shkodër, ka folur për thirrjen e liderit të opozitës Sali Berisha në SPAK ditën e nesërme, e mërkurë 11 shtator. 

I ftuar në Ora News, Boçi u shpreh se 'edhe kjo mënyra e përhapjes së mënyrës së ngritjes së akuzave, ngjason me modalitetet e përdorura 50 vite më parë'.

Boçi: Unë shoh me shqetësim që sjellja politike e SPAK-ut në këtë sezon të ri politik nuk ka ndryshuar, madje ecën sipas frekuencës së sezonit politik dhe këtu ka meritën e sjelljes politike maksimale.

SPAK-u që është shpërshfaqur si një organizatë partnere e PS në mënyren se si ka vepruar dhe operuar gjatë kësaj kohe.

Ne kemi vite të vështira që kalojmë për shkak të sulmeve politike që i bëhen Partisë Demokratike në shumë rrafshe. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco