Mobilizimi/ Bardhi mesazh deputetëtve: Të mërkurën në protestë para SPAK

Mobilizimi/ Bardhi mesazh deputetëtve: Të mërkurën në protestë para SPAK

21:19, 10/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka mobilizuar deputetët e opozitës që të mblidhen nesër para godinës SPAK rreth orës 12:00.

Kreydemokrati, Sali Berisha, pritet të arrijë në ambientet e SPAK pas thirrjes së kësaj të fundit për t'u paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ndërkohë mbledhja e Grupit Parlamentar në seli është shtyrë për të enjten.

“Të nderuar kolegë, nesër në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj”, thuhet në njoftimin e Bardhit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco