Mediat e Veliajt bëjnë për budalla Edi Ramën

Mediat e Veliajt bëjnë për budalla Edi Ramën

21:16, 10/09/2024
A+ Aa A-

Menjëherë sapo ka mbaruar mbledhja e Kryesisë, Erion Veliaj është përpjekur që nëpërmjet mediave të tij, përfituesve të parave të inceneratorëve, të dosjes “5D” dhe personave në hetim nga SPAK-u, të shpërdajnë informacione se kryeministri Rama ka qenë i qartë në detyrat që ka dhënë.

Sipas papagajve të Rilindjes, hajdutëve dhe servilëve të pushtetit, të cilët kërkojnë të shpëtojnë Erion Veliajn nga zullumet që po hetohen nga SPAK-u, kreu i qeverisë ka theksuar se Erion Veliaj do të jetë drejtues politik i Qarkut Tiranë, ndërsa dy zonjat Spiropali dhe Manastirliu, e para do të drejtojë 4 bashki dhe e dyta Bashkinë e madhe të Tiranës.

Kjo është një gënjeshtër e madhe dhe për më tepër tregon se mediat e pushtetit të lali Erit thjesht dhe vetëm e bëjnë për budalla Edi Ramën.

Në rast se Erion Veliaj do të ishte drejtues i Qarkut të Tiranës, atë do ta theksonte kryeministri dhe kryetari i PS-së në mbledhjen e Asamblesë. Qartazi në Asamble Rama do të theksonte se Qarku i Tiranës drejtohet nga Erion Veliaj dhe do të asistohet, do të ndihmohet nga Manastirliu dhe Spiropali. Në fakt, Edi Rama tha jo, lexoi Elisa Spiropalin, Erionin dhe më pas Ogerta Manastirliun.

Dje në Kryesi, kryeministri Rama ka theksuar një të vërtetë që e thonë dhe mediat e pushtetit, bashkitë Kamëz, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë do të drejtohen nga Elisa Spiropali, ndërsa Bashkia e Tiranës, PS, organizimi i fushatës dhe gjithçka tjetër do të drejtohet nga Ogerta Manastirliu. 

Deri këtu gjithçka është e vërtetë, por sipas mediave të Veliajt Rama e ka vendosur drejtues qarku. Pra, këto të bëjnë punën dhe ky i udhëzon, ky është drejtuesi politik i qarkut. Mashtrim publik për ti dhënë frymë dhe shpresê "të vdekurit" politikisht.

Erion Veliajt, në kryesi i është kërkuar të merret me detyrën e tij si kryetar Bashkie dhe me asgjë tjetër politike, pasi sipas edhe sondazheve të bëra nga Partia Socialiste, Erion Veliaj rezulton një nga njerëzit më të urryer në kryeqytet.

Erion Veliaj ështê i tribluar dhe jashtë fushatës të socialistëve në Tiranê. Qartazi po i bëhet dalje me kujdes që pas rrugës që ka marrë kur të pêrfundojë tek VENDI KU KA ANTARËT E ORGANIZATËS QË DREJTON, të shkojë me besim tek partia./ CNA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco