VIDEO/ Balliu: Listat e mbyllura të Ramës, për t’u thënë ministrave të vjedhin për vota! SPAK s’na heton...

20:41, 10/09/2024
A+ Aa A-

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu thotë se Rama i ka future në listat e pasigurta ministrat dhe hajdutët e vet, në mënyrë që këta të vijojnë vjedhjet e më pas paratë t’i përdorin për blerje votash.

Nga Rruga e Shpresës në tubimin qytetar për lirimin e liderit të opozitës Sali Berisha, Balliu tha  se vjedhja e Ramës dhe minsitrave të tij vijon, ndërsa e kanë të sigurtë se SPAK nuk merret me to, pasi është urdhëruar të merret me kryetarin e PD, Sali Berisha për ta mbajtur nën arrest pa prova e fakte.

Arsyeja pse sot Rama që ministant e vet dhe hajdutët e vet i fut në lista jo të sigurta, i lejon pasi ka vjedhur me ta, dhe siguron që me këto para të vjedhë zgjedhjet. Pasi thotë që SPAK-un e kontrolloj unë dhe s’ka kohë të merrët me ne që vjedhim.

E kemi urdhëruar të merret me opozitën dhe liderin e opozitës. Pas 4 viteve hetime dhe 10 muaj masë arresti, SPAK zgjohet për t’i komunikuar akuzën.

Tani po mnblidhen e po thonë që s’kemi prova e fakte, hajde mblidhemi e shpikim diçka kundër Berishës, se s’kemi si e ndalojmë ndryshe.

Olta Xhaçka, Veliaj, Balluku, Olsi Rama gjesdisin të lirë, Rama gjesdis i lirë. Opozita në masë arresti. Këta vjedhin e s’i prek njeri. E shesin këtë drejtësi se e kanë bërë amerikanët.

Kjo është drejtësia e Madurës, Putinistash e hajdutësh, që pa prova e faktesh arrrestojnë liderin e opozitës.

Ky sulm ndaj kryetarit të opozitës, është për çdo qytetar që do të jetojë i lirë në një shtet demokratik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco