Berisha: Sot Shqipëria është eksperimenti më tragjik i aplikimit të doktrinës së Xhorxh Sorosit

Berisha: Sot Shqipëria është eksperimenti më tragjik i aplikimit të doktrinës së Xhorxh Sorosit

18:50, 10/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në forumin për të ardhmen e Shqipërisë, të organizuar nga 'Albanian Policy Center' dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Heritage Foundation, Këshilltari i lartë i Presidentit James Carafano dhe ish zyrtari i lartë i Pentagonit, Steven Bucci.

Berisha wshtw shprehur se sot Shqipëria është eksperimenti më tragjik i doktrinës, i aplikimit të doktrinës së Xhorxh Sorosit në mënyrën më të plotë se në çdo vend tjetër.

Fjala:

Të dashur miq! Shqipëria vendi që kishte gjithses 204 dollarë për frymë në vit, arriti për katër vite ne 820 dollarë.

Shpresa rritej nga viti në vit. Përsëri në pushtet në vitet 2005-2013, përsëri taksat e ulëta, qeveria e vogël. Morëm një qeveri prej 200 mijë punonjësish, zbritëm në 80 mijë punonjës.

Hapëm garën dhe Shqipëria kaloi nga vendi me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Zbatimi i ligjit, e bëri vendin të sigurtë. Lufta kundër korrupsionit bëri që Shqipëria të jetë vendi i parë në botë që të vendosë sistemin e plotë digjital të prokurimeve dhe ky sistem u certefikua nga Banka Botërore dhe më pas u shpërnda si sistem i dobishëm.

Mendoj se përsëri vlerat konservatore, parimet e konservatorizmit, duke vendosur në epiqendër individin, fuqinë e tij krijuese, gjeninë e tij krijuese, dhanë efektin e tyre të madh.

Por ndërrimi i pushtetit në mënyrë dramatike solli Shqipërinë në situatën që ndodhet sot. Një situatë që përsëri të kujton Ronald Reganin i cili shkruante se që liria të shuhet, mjafton një gjeneratë.

Dhe në fakt sot Shqipëria është eksperimenti më tragjik i doktrinës, i aplikimit të doktrinës së Xhorxh Sorosit në mënyrën më të plotë se në çdo vend tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco