VIDEO/ Ish zyrtari i Pentagon-it: Në Shqipëri nuk ka demokraci, qeveria tenton t'i mbyllë gojën opozitës

16:57, 10/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live në një intervistë ekskluzive, ish zyrtari i lartë i Pentagonit dhe atasheu i parë i mbrojtjes së ShBA-ve në Tiranë në vitet 1993, Steven Bucci, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke theksuar se nuk ka demokraci.

Bucci ka theksuar se qeveritë që i mbyllin gojën opozitës dhe e bëjnë të heshtë, opozitën e ligjshme që mbështetet nga gjysma e vendit ose më tepër se gjysma, kjo nuk është më demokraci por kundër demokraci.

Bucci: Dëshiroj të shtoj se ti nuk mund ta mbrosh demokracinë duke e mbyllur demokracinë, nuk mund të thuash se po mbron sistemin demokratik të një vendi kur veprimet e tua mbyllin gjysmën e elektoratit dhe përfaqësuesit. Po e njëjta gjë dhe me kriminalitetin. Demokracitë patjetër që janë të ngatërruara dhe njerëzit që nxitojnë më shumë janë ata që shkelin rregullat dhe kështu kriminelët mund të kapërcejnë sistemin. Ti mund të ndërhysh në një shtet të investosh para sepse ky shtet është duke të ndihmuar ty, por nqs janë kriminel ata duhet të ndiqen penalisht dhe duhet të konfiskohen pronat dhe pasuritë e tyre. Në mes të gjithë kësaj çështje është një grup që mund të jenë biznesmenë dhe nuk punojnë në mënyrën si do dëshironit ju por a janë vërtetë kriminel?

Ne mund ta përcaktojmë dhe të themi se ata që janë kriminel duhet të ndiqen penalisht dhe qeveritë që i mbyllin gojën opozitës dhe e bëjnë të heshtë, opozitën e ligjshme që mbështetet nga gjysma e vendit ose më tepër se gjysma, ti ua mbyll gojën, pra kjo nuk është më demokraci por kundër demokraci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco