Drejtori i ri i Policisë/ Hapet gara sa për ‘sy e faqe’

Drejtori i ri i Policisë/ Hapet gara sa për ‘sy e faqe’

16:31, 10/09/2024
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka hapur sot garën për drejtuesin e ri të uniformave blu, një garë që s’i duket është sa për sy e faqe, për shkak se zgjedhja e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit është paracaktuar.

Sipas burimeve ai do të jetë jo përmes zgjedhjeve të përcaktuara dhe nga kriteret që duhet të plotësojë kandidati, por nga klanet.

Zëra brenda radhëve të Policisë së Shteti dhe jashtë saj, e dinë tashmë se gara do të jetë fiktive dhe madje dinë dhe emrin e drejtorit të ri.

Vënia para faktit të kryer dhe më pas dorëheqja e imponuar e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, u bë kryelajm të enjten e javës së shkuar.

Fillimisht ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha përhapi lajmin në media se kishtë hapur garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kur Muhamet Rrumbullaku ishte ende në detyrë dhe as nuk ishte shkarkuar e as nuk kishtë dhënë dorëheqje.

Vënia para faktit të kryer me lajme bëri që pak orë më vonë, vetë Rrumbullaku të bëjë me dije dorëheqjen.

Policia e Shtetit ditëne  sotme ka njoftuar zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kandidatët e interesuar do të kenë afat 7 ditë për aplikim, duke dorëzuar dokumentacionin e plotë sipas udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Brendshme.

Njoftimi:

Në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm Nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Brendshme shpall sot thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Linku:

https://mb.gov.al/thirrje-per-aplikim-per-pozicionin-e-drejtorit-te-pergjithshem-te-policise-se-shtetit/

Thirrja përmban kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin e lartë drejtues, dokumentacionin, mënyrën, afatin e dorëzimit dhe vlerësimit.

Kandidatët e interesuar kanë 7 ditë afat për aplikim, duke dorëzuar dokumentacionin e plotë të përcaktuar në Udhëzimin nr. 160, datë 2.9.2024.

Ministria e Brendshme inkurajon të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco