VIDEO/ Kraja: PD nuk i ka fikur kurrë motorrët e saj, dhe ka qënë në paravijën e prodhimit të një politike më dinamike

15:49, 10/09/2024
A+ Aa A-

Drejtori e Kabinetit të kryetarit të PD, Akil Kraja, i ftuar në Edicionin e Mesditës në Syri Tv, i pyetur nëse konservatorizmi, është rruga e integrimit të Shqipërisë u shpreh se forumi i sotëm, trajtoi tematika transacionale por që në thelb kanë vetëm një gjë, kush vendos në shtetet demokratike.

Sipas Krajës, sot e djathta në tërësinë e saj është e shumëllojtë, kemi një të djathë më konservatore, kemi një të djathtë ekonomike që është e orientuar më shumë drejt taksave, kemi një të djathtë mbase më tradicionale, lokale, 

'Sot kishim një aktivitet i cili është organizuar nga APC-ja, një qëndër studimore e djathë, që kishte të ftuar nga SHBA, Polonia, Hungaria, nga Italia, pra shi nga SHBA, ashtu edhe nga Kontinenti Evropian, dhe që me të drejtë i bënin jehonë problematikave që kemi ngritur tani prej vitesh, sic është shpopullimi, etiketimi  ‘prindi 1’, ‘prindi 2’, apo ‘cancel culture’, fshirja pra e një kulture por edhe tematika më të mprehta sic është roli i diplomacisë, ambasadave në politikberjen diplomatike, apo dhe të ekonomisë, apo në reformën e drejtësisë e kështu me radhë. Tematika sigurisht transacionale por që në thelb kanë vetëm një gjë, kush vendos në shtetet demokratike.

Sot e djathta në tërësinë e saj është e shumëllojtë, kemi një të djathë më konservatore, kemi një të djathtë ekonomike që është e orientuar më shumë drejt taksave, kemi një të djathtë mbase më tradicionale, lokale. Thelbi këtu qëndron që ka një pluralizëm, ka një liri mendimi, ka vlera që parashtrohen, ka individë të cilët në vite të ndryshme kanë vijuar pavarësisht sfidave të ndryshme të vazhdojnë të artikulojnë teza, programe, ide konkrete për mënyrën sesi mund ta forcojmë ekonominë shqiptare [përmes taksave të uëlta, familjen etj.

Unë do të thoja që si kurrë ndronjëherë, kjo opozitë, kjo parti Demokratike e rithemeluar, nuk i ka fikur kurrë motorrët e saj, dhe në fakt nëse kujtoni, që në 6 marsin e para 2 viteve, tek sa filloi fushata e parë me ato 6 bashkitë, PD, në asnjë moment nuk I ka fikur motorrët e saj, në asnjë moment nuk I ka ndalur protestat, në asnjë moment nuk I ka ndalur turret e takimeve anë e mbanë vendit por dhe takimet me eksperte, rithemelimin me partnerët, rithemelimet e departamenteve.

Protestat e njëpasnjëshme, raportet zgjedhore që ata I kanë cuar OSBE ODIHR, tregojnë që PD ka qënë në paravijën e prodhimit të një politike më dinamike, më të fortë, më qëndrestarësh, dhe në këtë drejtim, primare kanë qënë ato risi të cilat I kanë sjellë më shumë përfaqësim, shpresë demokratëve.'- u shpreh Kraja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco