Veliaj ju dërgon letër nxënësve minoren/ Teliti: Propaganda politike me fëmijët është padiskutim vija e kuqe

Veliaj ju dërgon letër nxënësve minoren/ Teliti: Propaganda politike me fëmijët është padiskutim vija e kuqe

13:50, 10/09/2024
A+ Aa A-

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, dhe njëkohësisht Nënkryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, ka reaguar pas letrës që Veliaj i dërgon nxënësve minorene, duke shpalosur propagandën e tij të rremë politike.

Sipas Telitit, ndjesa nga Veliaj është minimumi që duhet bërë. 

Më poshtë statusi i Telitit:

VELIAJ QËNDRO LARG FËMIJËVE TË TIRANËS, STOP PROPAGANDËS ME TA! 

Dje ditën e parë të shkollës, fëmijët tanë, fëmijët e Tiranës, në vend që të hapnin librat e fletoret si fillim viti, u është dashur që të hapnin "zarfin Veliaj" e të lexonin "pa vullnetin e tyre" letrën që Kryebashkiaku u kishte dërguar secilit prej tyre (fëmijëve e jo prindërve). 

⁉️Po cfarë shkruhej në këtë letër do pyeste cdokush? 

Shikojeni vetë tekstin në foto, tekst ku Kryebashkiaku shpërthen në propagandë me nxënësit minorenë (por harron klasat me dy turne apo lagje të tëra pa cerdhe e kopshte), ndërkohë që maksimumi që do mund ti lejonte vetes (në kushte normale gjithmonë) do ishte thjesht një urim zemre për fëmijët. 

Cdo gjë e ka një limit, propaganda politike me fëmijët është padiskutim një vijë e kuqe. 

Ndjesa publike është minimumi që Kryebashkiaku i detyrohet prindërve e fëmijëve të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco