Forumi për të ardhmen e Shqipërisë/ Pano: Besoj se Shqipëria ka konservatorë

13:45, 10/09/2024
A+ Aa A-

Sot në mbajtjen e 'Forumit për të ardhmen e Shqipërisë", pjesë e panelit ishte dhe pastori Akil Pano, i cili u shpreh se si fillim ne duhet te ripërkufizojmë edhe njëherë ideologjinë konservatore.

Pano tha se tashmë duhet të flitet për problemet e vërteta, për ata që po mundojnë vendin tonë dhe për ata që janë armiku i këtij vendi.

“Unë mendoj se duhet të vendosim disa pika mi I, pra për konservatorët shqiptarë, une besoj që ka të djathtë që janë paraekselencë, të djathtë të vërtetë, të djathtë të qëndrës.

Ka dhe nga ata të djathtët që se din ku janë, por mendoj që për ata që e konsiderojnë veten të djathtë koservatorë duhet të jenë në gjëndjë të shikojnë qartë se cfarë është të jesh konservator.

Duhet njëlloj ripërkufizimi së pari i ideologjisë konservatore.

Së dyti, duhet një vizion i ketyre grupeve të ndryshme konservatore në vendin tonë, ne duhet të gjejmë unitetin në diversitetin tonë.

Nëse komunistët e gjetën nëpërmjet forcës së ligjit, ne duhet ta gjejmë sëbashku për sa i takon vlerave që ne na karakterizojnë , nevojës që kemi përpara dhe një armiku të përbashkët që duhet ta indentifikojnë.

Ne kemi një armik që është përball nesh, ndoshta është mes nesh, të cilët bëjnë punë të tjera nga puna që do të nderonte vlerat që ne kemi.

Ka ardhur momenti që mos të flasim për sipërfaqen e gjërave por thelbin.

Pyetja e madhe është:

Kush po na mundon ne në Shqipëri?

Cili është armiku që ne kemi përballë ne realitetin tonë shqiptarë?...”- u shpreh ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco