Mashtrimi i Erion Veliajt, Tirana pa shkolla, mësimi me turne vazhdon

Mashtrimi i Erion Veliajt, Tirana pa shkolla, mësimi me turne vazhdon

13:32, 10/09/2024
A+ Aa A-

Nga Erisa Xhixho 

Në Tiranë vazhdon mësimi me dy turne për mungesë shkollash, madje ka zona që nuk kanë as shkollë fare.

Bashkia e Tiranës ka buxhetuar 17 shkolla, por ka ndërtuar vetëm 9 prej tyre.

Jo vetëm që nuk ka përmbushur planet por me ritmin që po ndjek është shumë vite larg përmbushjes së nevojës që ka kryeqyteti për shkolla të reja.

Me numrin e nxënësve që ka aktualisht, Tiranës i duhen 21 shkolla!

Këtë vit përsëri mungojnë pesë shkollat e premtuara për fëmijët e Astirit e Kasharit, një zonë me mbi 70 mijë banorë, apo edhe te zona e Liqenit, të cilët edhe këtë vit shkollor do të jenë të detyruar të udhëtojnë drejt qendrës së Tiranës çdo ditë, duke u kushtuar kohë dhe para prindërve, duke mbingarkuar shkollat e tjera dhe stafet e tyre pedagogjike e duke dëmtuar kështu procesin arsimor!

Gjithashtu në Tiranë 80% e fëmijëve në moshë çerdhje dhe kopshi nuk gjejnë dot një vend në strukturat publike, ndaj për këtë arsye mbeten të detyruar të shkojnë në privat duke shtruar ndjeshëm koston e tyre.

Qytetarët e Tiranës do paguajnë qera deri 9 mijë euro në muaj për godinat e kopsheve e çerdheve, ndërkohë që kanë paguar në 8 vjet plot 66.1 million euro taksë arsimi dhe sot fëmijët e tyre nuk kanë vend në kopësht e mësojnë në shkolla me turne.

I kthyer në qendër të pastrimit të parave të pista, ku vend për kulla ka, por për kopshe, çerdhe e shkolla nuk ka, kryeqyteti nuk ka infrastrukturën e nevojshme arsimore për qytetarët e tij.

Nga grupi i strukturuar kriminal që drejton sot Bashkinë e Tiranës nuk mund të presim që të kenë prioritet arsimin, pasi prioritet për ta janë grabitja e pronës publike për ta vënë në shërbim të klientëve, ndërtimi i kullave dhe zgjerimi i një qyteti të pajetueshëm sidomos për fëmijët.

Vetëm në korrik, nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë, i drejtuar nga Edi Rama, u dhanë 11 leje për kulla dhe 0 ndërtime të reja për shkolla, kopshe e çerdhe.

Përballë kësaj gjendjeje duhet që qytetarët e Tiranës të ngrihen e t’i dalin zot vetes së tyre, familjes dhe qytetit të tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco