Mandati i Xhaçkës, çfarë rekomandimi u ka dhënë PS deputetëve?

Mandati i Xhaçkës, çfarë rekomandimi u ka dhënë PS deputetëve?

11:31, 10/09/2024
A+ Aa A-

Nuk ka ende asnjë vendim për mandatin e Olta Xhaçkës. Pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi deklaroi se kjo çështje nuk trajtohet si vendim politik. Sipas tij vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk diskutohet në grupin e PS.

“Ne nuk i diskutojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në grupin parlamentar. Kjo çështje nuk është diskutuar në rendin e ditës se ne nuk e trajtojmë këtë si vendim politik. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është bërë i njohur për të gjithë deputetët. Nuk jam për të folur për vendimmarrje personale, por në emër të grupit të PS, i cili nuk ka vendim politik”.

I pyetur nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, se çfarë rekomandimi ka bërë Partia Socialiste për deputetët për mandatin e Xhaçkës, ai u përgjigj; “Të dy raportet e vendimet nuk kanë diferenca thelbësore me njëri-tjetrin. Ne jemi përqendruar te detyrimi që themi për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese pa komente politike. Këshilli i Legjislacionit me miratimin e të gjithë anëtarëve ka kaluar në seancë për votim mocioni. Të dy opinionet aty janë. Është thjesht gjuha e artikulimit. Ne nuk futemi në rekomandime, sugjerime e interpretime të mocionit. themi që thjesht duhet zbatuar duke kaluar në seancë për votim”.

Nisur nga kjo çështje, Peleshi njoftoi së do të kërkojnë opinion nga Komisioni i Venecias për t’i paraprirë çdo lloj situate në të ardhmen.

“Do i drejtohemi Venecias, por jo për këtë çështje. Kjo çështje është në rrugën e vet. Ne do i kërkojmë mendim Komisionit të Venecias, duke u nisur nga kjo çështje në parim, për çdo situatë tjetër të mundshme në të ardhmen se ku fillon e mbaron diskrecioni i lirë i një deputeti dhe detyrimi e zbatueshmëria e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”.

Kreu i grupit parlamentar socialist njoftoi gjithashtu se kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në seancën e së enjtes ku do të ketë një interpelancë për çështjen e mbetjeve toksike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco