KAFE SHQETO/ Pensionet në rrezik, Klodian Muço: Kjo është pasoja e fitoreve të Ramës

10:15, 10/09/2024
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV me Flavio Qarrin ka folur në lidhje me situatën e pensioneve në vend.

Sipas tij, nuk zgjidhet gjë me fushata, siç bën kryeministri, që del tani e thotë se do të luftojë informalitetin.

Muço foli edhe për blerjen e votave.

‘Nuk po luftohet dot informaliteti me fushata.

Vjet Edi Rama deklaroi se ishte viti më i mirë turistik i të gjitha viteve dhe kur shikon pastaj kontributin që ka dhënë ky sektor turistik në ekonomi është vetëm 0.58 për qind.

Kjo do të thotë se ose ke mashtruar me numrat, ose me deklarimet.

Kryeministri e kupton dhe ministrat ja shpjegojnë, dhe ai thjeshtë mendon se mund ta zgjidhë këtë problem duke luftuar informalitetin.

E kujtoni kryeministrin se fitojmë gjithmonë, ja pra ky është efekti i fitoreve të njëpasnjëshme të Ramës. Sot administrata publike, praktikisht kemi 187 mijë të punësuar aktualisht. Bëjnë një llogaritje që secili më sjell të paktën dhe e nis me 560 mijë vota dhe kështu që më duhen edhe 100 mijë vota për të garantuar fitoren time, thotë Rama. Dhe këto 100 mijë vota, dihet pastaj se 50 euro është vota, 100 mijë vota dhe i thotë 5 mln euro dhe kujtoni tenderat që jep me çmimet e rrugëve.

Po të marrësh sot, ku në administratën publike ka një pagë mesatare 70 mijë lekë shumëzoi dhe e ke shumë të thjeshtë se sa para mund të duhen për të rritur pensionet e shqiptarëve’, tha Klodian Muço në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco