Rama përjashton Veliajn nga partia, i heq të drejtën të ketë akses në struktura

Rama përjashton Veliajn nga partia, i heq të drejtën të ketë akses në struktura

22:33, 09/09/2024
A+ Aa A-

PS ka mbledhur pasditen e së hënës Kryesinë e re të dalë nga Asambleja e Përgjithshme një ditë më parë.

Duket se kjo mbledhje është kërkuar nga Rama posaçërisht për t’i bërë të ditur pozicionin Erion Veliajt për të mos futur duart në parti.

Duke njohur natyrë e Lalit që punon nën rrogoz, siç bëri në zgjedhjet e 2021, ku me anë të drejtorëve të bashkisë dhe degëve të partisë u mobilizua për të nxjerrë Fatmir Xhafajn dhe të tjerë deputete, për t’i patur të tijët, përkundër dëshirës së Ramas, ky i fundit i ka hequr çdo akses nga partia dhe e ka lënë të jetë një nga shumë rilindasit që do punojë jashtë rrethit të ngushtë të partisë. 

Drejtuesi real i fushatave eletorale është personi që drejton strukturën e partisë, pra, për ta ilustruar me një shembull, nëse Rama mbledh strukturat e partisë për të folë në mënyrë konfidenciale strategjitë e fushatës, Erion Veliaj nuk thirret më në ato mbledhje, dhe nga të tilla mbledhje përjashtohen njerëzit që nuk janë të më të besuar.

Rama në mbledhjen e kryesisë thuajse e ka përjashtuar Veliajn nga partia dhe ia ka lënë në dorë Manastirliut përgjegjësinë për PS në Tiranë dhe Spiropalit për Kavajën, Rrogozhinë, Vorë e Kamz.

I pari që e kuptoi këtë gjë ishte Lali Eri, i cili u nxi fare që kur Rama e tha në fjalën e tij në Asamble këtë gjë.

Por për t’ia bërë edhe njëherë të qartë që mos fusë hundët në parti siç ka bërë në të shkuarën Rama e ka poshtëruar Veliajn duke ia bërë të ditur këtë gjë në mbledhjen e kryesisë.

Cilido që të jetë rezultati në zgjedhjet e 2025 për PS, një gjë është e sigurtë, në Grupin Parlamentar nuk do të ketë më njerëz të dyshimtë që punojnë për axhendën e Erion Veliajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco