VIDEO/ Ekipi i BBC te tubimi i Berishës, J. Dymond shoqërohej nga…

22:07, 09/09/2024
A+ Aa A-

Ekipi i rrjetit më të madh informativ në botë, BBC ka qënë i pranishëm mbrëmjen e sotme në tubimin e qytetarëve në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Korespondenti i BBC, Jonny Dymond është parë mes protestueve nën shoqërinë e Alice Taylor.

Këtë të martë, më 10 shtator, BBC World Questions do të jetë në Shqipëri për të diskutuar për të ardhmen e vendit, në kryeqytetin Tiranë.

Temat e diskutimit do jenë zhvillimi ekonomik, korrupsioni, emigracioni dhe kostot e jetesës do të diskutohen nga një panel politikanësh dhe aktivistësh.

Programi i BBC World Service, që vë në qendër të debatit njerëzit dhe pyetjet e tyre, do të moderohet nga korrespondenti i BBC, Jonny Dymond.

Jonny do të drejtojë debatin që do të udhëhiqet nga pyetjet e publikut të pranishëm në event.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco