Tani nuk fshihen më/ Ministrja e Bujqësisë propozim falimentues për blegtorët: Do ulim taksat për mishin nga Brazili

Tani nuk fshihen më/ Ministrja e Bujqësisë propozim falimentues për blegtorët: Do ulim taksat për mishin nga Brazili

20:46, 09/09/2024
A+ Aa A-

Blegtoria ka qënë gjithmonë një burim i rëndësishëm për një numër të madh shqiptarësh të cilët e kishin zgjedhur këtë fushë si bazën e ekonomisë së tyre. Por blegtoria në Shqipëri po shuhet.

Vetëm vitin e fundit, numri i gjedhëve është pakësuar me 35 mijë. Nga 298 mijë lopë apo mëshqerra, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i tyre u tkurr në vetëm 263 mijë fund-vitin e shkuar. Edhe më e fortë rezulton rënie nëse shifrat krahasohen me vitin 2019. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në vënd të krijimit të praktikave për nxitjen e blegtorisë në vend, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka deklaruar se mund të ulen taksat për kompanitë që importojnë mish nga Brazili.

Duke folur në Komisionin e Çështjeve Ligjore për ndryshimet në ligjin “Për shërbimin veterinar”, Denaj theksoi se synojnë forcimin e monitorimit dhe inspektimeve në këtë sektor për të garantuar siguri ushqimore sipas standardeve të BE-së.

“Ne vijmë me një situatë epizotike shumë të pastër, ndërsa në rajon e vende të tjera ka pasur raste epizotike. Ne kemi ruajtur një situatë epizotike të pastër edhe kur fqinji ynë Greqia u prek nga murtaja. Ndërsa ndryshimet ligjore që parashtrojmë sot e përafrojnë kuadrin ligjor  me BE dhe vijnë në linjë me përpjekjet e qeverisë për integrimin në BE”, tha Denaj.

Po ashtu Denaj shtoi  se skema e financimit të blegtorëve nuk do të ndryshojë pasi imponon bashkimin e operatorëve dhe rritjen e blegtorisë në vend. Sipas Ministres ekziston një mundësi për uljen e taksave për rreth 15 kompani shqiptare që importojnë mishin nga Brazili, praktikë kjo që nxit automatikisht importin dhe ul prodhimin vendas.

“Janë 15 kompani shqiptare që tregtojnë mish importi nga subjekte të licencuara nga BE në Brazil. Kjo është garanci e produkteve cilësore. Ata kanë kërkuar uljen e taksës që të bëhen më konkurrente dhe ne po e diskutojmë. Ka kontrolle dhe certifikata sipas standardeve. Në pikat kufitare, kemi një projekt me Bankën Botërore ku do të hapen 7 pika laboratorike për të kontrolluar produktet e importit”, u shpreh ministrja Denaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco