Berisha: Zotohem se mësuesit do kenë trajtim dinjitoz. Ata do të jenë sërish më të paguarit e rajonit

Berisha: Zotohem se mësuesit do kenë trajtim dinjitoz. Ata do të jenë sërish më të paguarit e rajonit

20:36, 09/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se  PD do shndërrojë profesionin e mësuesit në profesionin më të respektuar dhe ai, mësuesi dhe mësuesja, do kenë trajtimin më dinjitoz.

Fjala:

Të dashur miq, beteja jonë është beteja më historike.

Është betejë për të ardhmen tonë.

Fëmijët shqiptarë meritojnë një të ardhme të ndritur.

Mësuesit shqiptarë meritojnë dinjitetin që u takon.

Meritojnë trajtimin dinjitoz.

Ndaj dhe jam në këtë ditë, për t’u zotuar se njëlloj si dikur, që ata ishin mësuesit më të paguar të rajonit, PD do të bëjë përsëri që ata të jenë mësuesit më të paguar të rajonit.

PD do shndërrojë profesionin e mësuesit në profesionin më të respektuar dhe ai, mësuesi dhe mësuesja, do kenë trajtimin më dinjitoz.

Por me këtë rast të gjithë mësuesit e vendit, jipni kontributin tuaj sepse shkollat, sepse para syve tuaj, me një shpejtësi të rrufeshme, po treten, po mbyllen, po zhduken shkollat që ju keni djersitur, keni dhënë kontributet më të mëdha.

Para syve tuaj po zhduken më të çmuarit, po zhduken fëmijët dhe së bashku me ta, e ardhmja e këtij vendi.

Sot në Lunxhëri, në klasë të parë hynë vetëm 6 nxënës. Në Nepravishtë, vetëm 2 nxënës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco