'Makinat e zeza rrinin në qëndrat e votimit'/ Të rinjtë: PS strukturë antishqiptare pa asnje limit e moral

'Makinat e zeza rrinin në qëndrat e votimit'/ Të rinjtë: PS strukturë antishqiptare pa asnje limit e moral

20:33, 09/09/2024
A+ Aa A-

Laert Vasili, anëtar i FRPD, dhe studenti nga SHBA  Arnold Osmani mbajtwn fjalwn e tyre nw  tubimin e pwrnatshwm nw në rrugën e “Shpresës.”

Vasili u shpreh se Partia Socialiste është një strukturë antishqiptare e cila për të mbajtur pushtetin nuk ka asnje limit dhe asnje moral.

'Dje PS nxori ekipin me emrin ‘Aleanca e ruajtjeve të milionave të vjedhura’. Me këtë ekip Edi Rama dhe partia socialiste shpreson të vjedhi një mandat të katër, më shpresën për ti dhënë kohë mjaftueshëm për të fshehur milionat e vjedhura.

Partia socialiste është një strukturë antishqipëtare e cila për të mbajtur pushtetin nuk ka asnje limit dhe asnje moral.

Sot filloi viti i ri shkollor i arsimit parauniversitar ku kemi një ulje drastike të numrit të nxënesve, në shkollat në tiranë mungojnë materialet bazë, imagjinoni në rrethe, eksodi sot është mëse i qartë, kur shifrat në rrethe e numrat tregojnë ç'ka PD ka thënë gjithmonë.

Për një gjë të jeni të bindur, nëse në shqipëri ka nevojë për dicka, kurrësesi kjo nuk mund të bëhet nga PS.'- u shpreh Vasili.

Ndërsa studenti nga SHBA, Arnold Osmani u shpreh se në vitin 2013, banda dhe krimi i organizuar rrëmbyen në Berat 2 mandate deputetësh pasi makinat e zeza rrinin në qëndrat e votimit dhe kërcënuan demokratët. Sipas Osmanit, ata thoshin se nëse votoni për PD nuk keni vend në Berat e as në Shqipëri.

'Në vitin 2013, banda dhe krimi i organizuar rrëmbyen në Berat 2 mandate deputetësh pasi makinat e zeza rrinin në qëndrat e votimit dhe kërcënuan demokratët. Ata thoshin se nëse votoni për PD nuk keni vënnë Berat e as në Shqipëri.

Ftoj opozitarët të gjithë të jenë bashkë dhe misioni ynë i vetëm është të fitojmë zgjedhjet në 2025, dhe partia Demokratike të triumfojë e cila është pro familjes, pro konservatorizmit, pro jetës, pro kombit, pro Shqipërisë, pro Kosovës, të cilës Rama i futi thikën pas shpine me ballkanin e hapur.'- u shpreh Osmani.

   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco