VIDEO/ Burimi: Rama do t'i vjedhë zgjedhjet, ai e ka luftë për jetë a vdekje pasi është për t’u arrestuar

18:40, 09/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Task Forcë’ në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço për të komentuar vendimin e Ramës për të zgjedhur drejtuesit politik në qarqe ishte analisti, Genc Burimi.

Burimi është shprehur se Rama e ka këtë garë për jetë e vdekje pasi nëse ai humbet zgjedhjet është menjëherë për të shkuar në burg për skandalet ku është përfshirë.

"Çdo muaj ka një asamble në PS pasi duhet ripërtërirë për shkak të përfshirjes në korrupsion. Veliajn ai po e bën si me PSG duhet futur tre perosna në sulm. Sot PD ka dy fushata elektorale, një që lidhen nëse e do të kemi zgjedhje në vend pasi SPAK ka dënuar opozitën.

Në vendin ku vidhen më shumë zgjedhjet në europë dënohet opozita, në këto moment puna është se si do të futet opozita në zgjedhje. Rama e ka luftë për jetë e vdekje këtë garë pasi shkon në burg menjëherë.

Ramës ti vëshë më të mirët në europë ai prap fiton zgjedhjet pasi i ka në xhep. Opozita duhet të ketë  një plan se si do të evitohet vjedhja. Opozita i ka prerë një krah vetës pasi e ka në status që nuk bojkotojnë zgjedhjet. Qeveria teknike nuk është e sigurt pasi e ka Rama në duar por duhet parë dhe qeveria teknike kur Basha ishte lider i opozitës, kërkesë që nuk funksionojë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco