VIDEO/ Neza: Dy koordinatoret e reja vigjilente ndaj Veliajt, që ditë pas dite do ta gërryejnë atë

18:39, 09/09/2024
A+ Aa A-

Gazetari Sami Neza nga studio e ‘Task Forcë’ në Syri Tv me moderatoren, Sonila Meço në lidhje me emërimin e kordinatorëve për Tiranën shprehet se me këtë lëvizje Erion Veliaj dobësohet për arsye se është i detyruar të ndajë pushtetin e tij me 2 kundërshtarët e tij përgjatë historisë politike në Partinë Socialiste.

Sipas Nezës, një pikëpamje tjetër ka të bëjë me armatimin financiar të Bashkisë së Tiranës si bashkia më e madhe me paratë më të mëdha ndërkoh që bart edhe financimet më të mëdha përmes bizneseve private, dhe se arsyeja përse nuk është djegur deri më tani Veliaj është për shkak të kapaciteteve financiare që ai bart mbi vete, janë shumë para shumë biznese.

'Përcaktimi nga ana e Edi Ramës të 3 kordinatorëve për Tiranën ka 2 pamje, njëra pamje është që dobësohet Erion Veliaj për arsye se është i detyruar të ndajë pushtetin e tij me 2 kundërshtarët e tij përgjatë historisë politike ne Partinë Socialiste .

Fillimisht me zonjën Spiropali kur kanë bërë një garë për drejtimin e Forumit Rinor Socialist dhe ndërkohë përplasja ose përballja me Manastirliun, nuk është një përballje që ka rënë në sy por luhet pas skene, që do të thotë se kemi jo thjeshtë një markim por në fakt kemi 2 vigjilente ndaj Veliajt dhe ndoshta ditë pas dite do ta gërryejnë atë.

Pamje tjetër ka të bëjë me armatimin financiar të bashkisë së tiranës si bashkia më e madhe me paratë më të mëdha n dërkoh që bart edhe financimet më të mëdha përmes bizneseve private.

5d i cili është një shembull i cili tashmë duket që është i djegur por që funksionon në fakt, ka edhe plot modele të tjera. Erion Veliaj është negociatori mes biznesit, oligarkëve që investojnë në Tiranë dhe PS, apo këshillit të votave të cilët funksionojnë para fushatës elektorale por edhe përgjatë fushatës elektorale.

Arsyeja përse nuk është djegur deri më tani Veliaj është për shkak të kapaciteteve financiare që ai bart mbi vete, janë shumë para shumë biznese.

Edi Rama nuk e bën fushatën gjatë procesit elektorale por e bën fushatën elektorale shumë më përpara, i negocion , i paketon të gjitha ato resurse të cilat janë të nëvojshme për të mbledhur vota dhe në momentin kur fillon fushata elektorale ai është i qetë dhe vetëm ndjek sondazhet të cilat po ashtu japin të njëjtat rezultate që ai i ka numëruar më parë.'- u shpreh Neza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco