Sekretari i Përgjithshëm i PD thirrje demokratëve: Të mërkurën të mobilizohemi për të drejtën, për të vërtetën kundër ndarkodrejtësisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD thirrje demokratëve: Të mërkurën të mobilizohemi për të drejtën, për të vërtetën kundër ndarkodrejtësisë

18:24, 09/09/2024
A+ Aa A-

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka thirrur një protestë përpara ambienteve të SPAK-ut, ditën e mërkurë, në mbrojtje të të vërtetës dhe të drejtës kundër narkodrejtësisë së Edi Ramës dhe Altin Dumanit.

Noka u ka drejtuar mesazh demokratëve pas njoftimit të SPAK për thirrjen e liderit të opozitës, Berisha, ditën e mërkurë në ambientet e prokurorisë.

Kujtojmë se lideri i opozitës shqiptare mbëhet në arrest politik që prej 30-dhjetorit të vitit 2023 pa asnjë provë e akuzë ndaj tij, edhe pse drejtësia ka mbi 4 vite që e heton atë dhe Jamarbër Malltezin.

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD për protestë ditën e mërkurë:

“Të dashur miq. Ditën e Mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD Prof.  Dr. Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtësisë”, thuhet në mesazhin që Noka i ka dërguar strukturave të PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco