PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Himarë, Kolegji Zgjedhor zbaton urdhrat e Ramës

PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Himarë, Kolegji Zgjedhor zbaton urdhrat e Ramës

17:36, 09/09/2024
A+ Aa A-

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e PD-së, duke lënë kështu të vlefshme zgjedhjet e pjesshme në Himarë që u zhvilluan më 4 gusht, ku fitues u shpall Vangjel Tavo i Partisë Socialiste, kundrejt kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Petro Gjikuria.

 PD i çoi zgjedhjet e Himarës në Kolegj Zgjedhor, pas vendimit të Komisionit për Ankimimet dhe Sanksionet (KAS), që i cilësoi të vlefshme.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 4 gushtit 2024 në Himarë, mbi 6100 votues u privuan nga e drejta për të votuar nga KQZ, pasi i kishte skaduar vlefshmëria e kartave ID, një praktikë e pandodhur më parë, pasi në zgjedhjet e kaluara, këta individë janë lejuar të votojnë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco