VIDEO/ Qiraxhi: S’ka optimizëm në reklamat e politikëbërësve, fëmijët shqiptar më të papregatiturit në rajon

17:06, 09/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'ORA 16 ' në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, për të komentuar mbi fillimin e vitit shkollor ishte eksperti i arsimit, Mirgen Qiraxhi.

Qiraxhi është shprehur se është e papranueshme që në shtëpinë e tyre shqiptarët të kenë cilësinë më të dobët të arasimit që ofrohet nëse del jashtë vendi.

'Njerëzit mund të jenë subjektiv dhe mund të bëjnë interpretimet e tyre mbi fillimin e vitit shkollor apo mbi sistemin e arsimit në vend por për të qënë më racional dhe objektiv ne mjafton të mbështetmi tek disa analiza që vijnë nga disa nga institucionet më prestigjioze të çertifikimit të arsimit në vend sic mund të jenë edhe rezultaten e testit Pisa te cilat na tregojnë që të rinjtë e vendit tonë janë ata të cilët që me përqindjen më të madhe në rajon, europe dhe botë vendet që meren në testim nga testi Pisa tregojnë që Shqipëria është performuesi më i dobët. Dhe kjo na tregon që raporti miodis politikberësve, qeverisësve, të cilët herë pas here por edhe në këtë ditë ne i kemi parë që të shpejtojnë më infografet të cilat tregojnë se sa shkolla kanë rregulluar, se cilat janë objektivat e tyre për të ardhmen, politikat dhe efektet e kurrikualve që kanë bërë, ne gjejmë të gjitha arsyet për të treguar që kjo është nul, sepse të gjitha këto objektiva, politika ndërmerren për të pasur rezultat, ndërkohë që në vendin tonë rezultati është dramatik dhe  fëmijët janë më të papregatitur se çdo fëmijë tjetër i rajonit.

Është e papranueshme që në shtëpinë e tyre shqiptarët të kenë cilësinë më të dobët të arasimit që ofrohet nëse del jashtë vendi.

Kështu që në këtë kuptim nuk ka arsye të jemi optimistë apo besues në ato të cilat politikëbërësit shpesh mundohen të reklamojnë me atë çka në fakt kanë produkt dhe konsumojnë shqiptarët cdo ditë.'- është shprehur Qiraxhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco