Berisha, i 'pandehuri' politik, nën një proces të pilotuar!

Berisha, i 'pandehuri' politik, nën një proces të pilotuar!

16:38, 09/09/2024
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu

Berisha, i “pandehuri” politik, nën një proces të pilotuar!  

Deklarohet se më në fund SPAK mbyll dosjen hetimore të Berishës, për ta kaluar në gjykatë.  

Një hetim, që vetëm një hetim drejtësie nuk mund të quhet.  

Në 9 muaj “hetim” nën arrest shtëpie ai është thirrur në SPAK vetëm një herë, për rreth 20 minuta, në fillim të atij procesi politik.  

Ku u paraqit direkt, jo nëpërmjet avokatëve.  

As akte ekspertimi nuk u realizuan ndërkaq.  

Asgjë nga ato, që duhet të realizojë një hetim, që edhe për formë synon të ruajë disa parametra drejtësie, qoftë të një drejtësie “çalame”!  

Asgjë, karakteristikë kjo për një drejtësi, që me “katër këmbët” veçse ka shkelur ligjet e parimet e të drejtës.  

Pa përmendur këtu “presumimin e pafajësisë”, të drejtën për t’u ndjekur i lirë kur nuk përfshihesh në tre kushtet e masave shtrënguese sipas Kodit të Procedurës Penale!  

Shumë larg tyre, vite dritë larg të drejtave europiane.  

Dhe tashmë deklarojnë se “hetimi u mbyll”!  

Atëherë pse u zgjat kaq shumë!?  

Pse Berisha u mbajt i izoluar pa u pyetur, duke shkelur edhe mbi të drejtat e njeriut, të deputetit, mbi vetë Kuvendin tonë.  

Mbi precedencat e krijuara jo shumë larg po nga kjo “drejtësi”!  

Një hetim i tillë politik nuk mund të mos prodhojë veçse një dosje politike.  

Dhe një “dosje politike” është iluzion të mendosh se ç'bëhet me drejtësi.  

Një dosje politike mund të neutralizohet vetëm me veprime të vendosura politike.  

Në Kuvend, institucionet ndërkombëtare, në sheshe, rrugë, kudo…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco