SYRI TV/ Ndryshimet në buxhet sjellin debate te 'Ligjet', Bardhi: Pse janë shtuar 260 mln euro në 3 projekte

15:39, 09/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi  u përplas me Ministrin e Ekonomisë Petrit Malaj në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohej akti normativ per ndryshimet ne buxhetin e shtetit.

Bardhi i kërkoi llogari ministrit se pse janë shtuar 260 mln euro për 3 projekte në infrastrukturë, ndërsa e akuzoi se ka firmosur kërkesat e Ballukut me një të rënë të lapsit, duke shpërdorurar fonde publike.

Sa i takon pensioneve, Malaj konfirmoi se akti normative nuk parashikon asnjë rritje për pensionistët.

Debate pati edhe për paratë e vjelura  nga taksa ndaj profesionistëve të lirë, e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, që sipas Bardhit duhet tu kthehet mbrapsht.

SYRI TV 

Akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2024 shkaktoi debate ne Komisionin për çeshtjet ligjore ku ishte pranishëm Ministrti i Financave Petrit Malaj.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi I këkoi llogari ministrit se pse janë shtuar 260 mln euro  për 3 projekte, ndërsa hodhi akuza se ka firmosur kërkesat e Ballukut me një të rënë të lapsit, ndërskohë që këto para duhet të shkonin për fermeret e bujqesinë. 

Ndërkohë sa i takon pensionistëve, Minisrtri i ekonomisë konfirmoi se në aktin normatov nuk parashikohet asgjë për ta,  duke shtuar se do shihet në vijim nëse mund të kete diçka më tepër shpërplimit të fundvitetit

I pyetur nga Bardhi se pse paratë e vjelura nga taksa profesionistëve të lirë, e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, nuk po u kthehen  mbrapsh pasi është marrë padrejtësisht, Malaj u justifikua se po konsultohen me Kushtetuesen e më pas do ketë një vendimarrje.

 Ndërkojhe kreu i grupit demokrat Gazmend Bardhi, deklaroi se PD do të propozojë amendament logjor per t'i khyer paratë që jua grabiten ne shkellje te kushtetetues, profesionistëve të lire.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco