SYRI TV/ Vendimi KAS për KOKSH, debate te Komisioni Medias. Zhupa: KAS e ka nxjerr të pavlefshme asamblenë

15:07, 09/09/2024
A+ Aa A-

 

Mbledhja e  Komisionit të Medias është zhvilluar me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës, për shkak të vendimit të KAS –it të Lozanës i cili rrëzoi vendimet e asamblesë së KOKSHIT në 2021, të cilat I hapën rruigë zgjedhjes së Fidel Yllit në drejtim të Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Depuetja demokrate Ina Zhupa denoncoi faktin se kreu i KOKSH është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, ndërsa Fidel Ylli u justifikua duke deklaruar se vendimi i KAS nuk ka vlerë, dhe do të presë atë të Gjykatës së Apelit.

SYRI TV

Vendimi I KAS –it në Lozanë, i cili rrëzoi të gjitha vendimet e asamblesë së 10 janarit 2021 të KOKSH-it, duke bërë  nul ndryshimet statutore, që i hapën rrugë zgjedhjes së mëvonshme të presidentit Fidel Ylli në drejtim të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ka bërë që mbledhja e Komisionit të Medias të zhvillohet me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Depuetja demokrate Ina Zhupa e cila drejton këtë komision, denoncoi faktin se kreu I KOKSH – it Fidel Ylli e mban atë post në mënyrë të paligjshme.

Por për presidentin e KOKSH-it, Fidel Ylli vendimi I KAS it në Lozanë nuk ka asnjë vlerë, ndaj sipas tij duhet pritur vendimi I gjykatës së Apelit në Shëipëri.

Debati për vendimin e KAS –it në Lozanë nuk është pritur mirë nga deputetët socialistë të cilët e braktisen mbledhjen në mënyrë të befasishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco