VIDEO - Refuzimi për Becin/ Spahia: Ti shoku Benet ishe aty i dërguar nga partia për të provokuar…

VIDEO - Refuzimi për Becin/ Spahia: Ti shoku Benet ishe aty i dërguar nga partia për të provokuar…

14:16, 09/09/2024
A+ Aa A-

Ish kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka reaguar sërish për provokimet e rilindjes në festën e Postribës.

“Ti shoku Benet ishe aty i dërguar nga partia për të provokuar dhe përdhosur vuajtjet e popullit të Shkodrës, Postribës e Malësisë”, shkruan Spahia ne shënimin e tij në facebook.

Mesazhi i plotë:

Ikën i përzënë me bisht ndër shalë pa pritur të mbarojë as Himni Kombëtar, mbasi provokoi njerëzit liridashës të Shkodrës e Postribës dhe dha urdhër për arrestime.

Ti shoku Benet ishe aty i dërguar nga partia për të provokuar dhe përdhosur vuajtjet e popullit të Shkodrës, Postribës e Malësisë.

Ti nuk di çfarë është respekti sepse je një pelivan politik që sot përfaqëson persekutorët e Shkodrës dhe Postribës. Ti shoku Benet, përfaqëson narkoshtetin dhe persekutorët e Shkodrës dhe shkodranët po të njohin dita ditës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco