Bien pretendimet/ Kryebashkiaku i Hasit vazhdon detyrën pas verifikimeve

Bien pretendimet/ Kryebashkiaku i Hasit vazhdon detyrën pas verifikimeve

12:14, 09/09/2024
A+ Aa A-

Seksioni i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për kryetarin e Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti i cili rezulton të mos ketë probleme në vijimin e ushtrimit të mandatit.

Sipas verifikimit, prokuroria ka konstatuar se ai ka qenë i dënuar gjatë komunizmit për largim nga kampet e përqendrimit si edhe ka ndryshuar gjeneralitetet, por këto nuk përbëjnë shkak që atij ti ndërpritet mandati.

Ndaj Dautit, SPAK ka nisur një hetim për deklarim të rremë të formularëve pas një denoncimi në adresë të Prokurorisë së Posaçme se ai ka qenë i dënuar në Kosovë e Serbi, akuza të cilat duket se nuk janë provuar.

Pas këtyre gjetjeve, mandati i tij pritet të konfirmohet nga KQZ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco