Patronazhistë dhe emërime politike në administratë, Vokshi e Gjergji debate me mazhorancën

Patronazhistë dhe emërime politike në administratë, Vokshi e Gjergji debate me mazhorancën

11:44, 09/09/2024
A+ Aa A-

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë mbajti sot (9 Shtator) mbledhjen e radhës, ku u diskutua projektligji ‘Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë’.

Nuk munguan debatet mes deputetëve të të dy kampeve politike, për shkak edhe të dyshimeve që ngritën deputetët e opozitës, se projektligji ka mangësi dhe hapësira që lënë vend për abuzime, sidomos ato të përzgjedhjes së inspektorëve, organizimit dhe profesionalizmit.

Deputeti i PL, Petrit Vasili, ngriti shqetësimin për ndërhyrjet politike te Inspektoratet e Inspektimit, por edhe shqetësimet që u sjellin inspektorët e inspektorateve të ndryshme ndaj bizneseve.

Gjatë debatit, Deputetja Albana Vokshi lëshoi akuza për ‘patronazhistët në administratë’ dhe për emërimet politike në riorganizimin e inspektorateve.

Më tej pati edhe debate për ndërhyrje dhe pretendime për fyerje, mes kryetares Zheni Gjergji dhe disa anëtarëve të mazhorancës. Deputetët socialistë i kërkuan kryetares që të mos ndërpriste fjalën dhe mendimin e kolegëve, kurse deputetja demokrate kërcënoi edhe me prerje të fjalës.

‘Nuk fyeu njeri. Është mëngjes dhe ndoshta si ka dal gjumi’, u shpreh një nga deputetët e mazhorancës.

‘Me del herët. Mos fyej mund se mund të heq edhe fjalën, merru me ligjin!’, iu kthye Gjergji, duke shkaktuar debate të tjera.

Kjo solli reagimin e mazhorancës, duke i kujtuar palës tjetër që ‘të mos kujtojnë kohën kur drejtuesit e tyre të institucioneve bënin fushatat’.

Një tjetër diskutim ka qenë për bizneset që ankohen për kontrollet e shpeshta dhe bezdisjen nga inspektoratet. Vasili kërkoi specifikime me të sakta për projektligjin dhe qe inspektorët. Kurse deputetja Albana Vokshi iu rikthye çështjes së akulloreve kanceroze në treg dhe mungesës së masave, duke iu drejtuar ministres së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale dhe kërkuar shpjegime përse nuk ishin marrë masat e duhura.

‘Kryetari i KLSH ngriti shqetësimin për 13,2 tonë akullore të konsumuara. Nuk u mor asnjë masë. Madje Prokuroria e pushoi. Çfarë është bërë me këtë çështje, pasi njeriu që e hetoi dhe denoncoi u akuzua e sulmua nga mazhoranca. A mendoni ju dhe prokurorët për fëmijët, a kanë fëmijë ata. Duhet të mendojmë për fëmijët tanë. Nga informacionet që kemi ka ende produkte të tjera si mishi apo të tjera, me substanca të dëmshme për qytetarët. A keni një qëndrim për këtë çështje, përdorimin dhe konsumimin e produkteve për fëmijë e jo vetëm, të dëmshme dhe të tjera në tregun ushqimor, a keni ndërmarrë juve ndonjë hap si institucion në lidhje me situatat alarmante?’, tha Vokshi.

Ministrja Koçiu iu përgjigj se ishin marrë masat e duhura, se një pjesë e mirë e këtyre akulloreve janë bllokuar dhe nxjerrë nga tregu dhe se kontrollet për këto çështje janë periodike dhe vijojnë në çdo biznes.

‘Në kuadër të ligjit ushtrohen kontrolle për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit’, tha Koçiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco