Raporti/ Përkeqësohet gjendja në laguna, nga Butrinti në Karavasta e Nartë

Raporti/ Përkeqësohet gjendja në laguna, nga Butrinti në Karavasta e Nartë

11:41, 09/09/2024
A+ Aa A-

Laguna e Burtintit duket të jetë në krye të listës sa i përket përkeqësimit të gjendjes së ujërave.

Një monitorim i fundit në këtë lagunë del në përfundimin se kemi përkeqësim të gjendjes trofike, duke kaluar nga cilësi mezotrofike në vitin 2022 në cilësi eutrofike në vitin 2023.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit raporton se problematika shfaqet me përmbajtjen e Cd dhe Pb nё ujërat e Lagunave Karavasta, Nartё dhe Butrint, duke i klasifikuar ujërat e tyre me cilësi tё dobët.

“Monitorimi është realizuar në një stacion kampionimi me dy thellësi dhe përkatësisht 0 m dhe 5 m thellësi ku temperatura e ujit varion nga 21.9 – 24.3°C dhe oksigjeni i tretur i matur in – situ rezulton 5.6 – 7 mg O/l ku dëshmon që ujërat nuk janë të pasura me oksigjen. Kjo lagunë është zonë e cila përdoret për kultivimin e midhjeve.

Vlera mesatare e transparencës së matur është 1.6 m dhe referuar këtij treguesi vlerësojmë se cilësia është mezotrofike. Nevoja kimike për oksigjen është vlerësuar në vlerë mesatare 24 mg O/l dhe siç vihet re nga grafiku vlera mesatare vjetore e klasifikon lagunën me cilësi eutrofike. Gjithashtu edhe vlerat e nevojës biokimike për oksigjen e klasifikojnë Lagunën e Butrintit me cilësi eutrofike

Përmbajtja e nitrative rezulton të plotësojë kushtet për cilësi oligotrofike pasi vlera mesatare e dy stacioneve të monitorimit është 0.377 mg/l “ thuhet në raportimin e AKM.

Ky institucion nënvizon se referuar të dhënave, “vlerësojmë se ujërat e lagunës së Butrintit vlerësohen me cilësi eutrofike, e vlerësuar kjo për përmbajtjen e lartë organike. Bazuar mbi përmbajtjen e Cd dhe Pb, ujërat e lagunës klasifikohen me cilёsi tё dobët”.

Laguna e Karavastasë dhe Nartës

Raporti merr në analizë ëdhe dy lagua të tjera në vend atë të Karavastasë dhe të Nartës.

“Laguna e Karavastasё ёshtё nёn presionin e depozitimeve tё Lumenjve Shkumbin dhe Seman dhe aktivitetit bujqёsor nё zonёn rreth saj. Laguna e Nartёs ёshtё nёn ndikimin e depozitimeve tё Lumit Vjosa dhe aktivitetit bujqёsor.

Origjina e metaleve (Cd, Pb dhe nё disa raste Cu) pёr lagunёn e Karavastasё mund tё jetё e lidhur me ndikimin historik tё ujërave tё ndotura tё Lumit Shkumbin. Shkarkimet industriale nё zonёn e Elbasanit para viteve 1990 dhe me pas depozitimi i mbetjeve dhe derdhja e ujërave të ndotura urbane nё Lumin Shkumbin. Cd dhe Pb janё dy elementë qё bashkëshoqërojnë industrinë nxjerrёse dhe përpunuese tё naftёs. Shkarkimet historike tё Semanit nё Detin Adriatik dhe depёrtimi i tyre nё ujin e Lagunës sё Karavastasë mund tё jetё shkak për kontaminimin e ujerave “thuhet në raport.

Ky institucion vëren se problematika shfaqet me pёrmbajtjen e Cd dhe Pb nё ujërat e Lagunave Karavasta, Nartё dhe Butrint, duke i klasifikuar ujërat e tyre me cilёsi tё dobët. Tendenca e pёrqëndrimit tё lartё tё metaleve Cd dhe Pb ёshtё e njёjtё pёr tre sezonet Pranverё, Verё dhe Vjeshtё. Ekspozimi i njerёzve ndaj riskut mjedisor (pёrmbajtja e lartё e Cd dhe Pb) mund tё ndodhë vetёm nёpёrmjet konsumimit tё produktit tё kёtyre lagunave./ MONITOR.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco