VIDEO/ Burimi: Lëvizjet e Ramës në Kryesinë e PS, strategjike! Do ketë sërish ndryshime para zgjedhjeve

09:40, 09/09/2024
A+ Aa A-

Për analistin Genc Burimi, ajo çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste me emërimet që bëri Rama, nuk janë gjë tjetër veçse një strategji e tij politike.

Në Kafe Shqeto me Flavio Qarrin, Burimi tha se emrat në kryesinë e PS nuk janë të përhershëm, pasi në zgjedhje do të ketë sërish ndryshime.

Lëvizje strategjike por jo aq në dukje, sipas Burimit është vendosja e Ballës në krye të Diasporës nga ana e kryesocialistit Rama.

Emrat që janë vënë s’janë të përhershëm. Do ketë ndryshime sërish para zgjedhjeve. Rama e përdor si pretekst, mbajtje në tension për të dhënë mesazhe më kryesore, kontrollet fiskale që do ndërmarrë kundër bizneseve.

Më strategjik, është ai që duket  më i pavlefshmi në dukje, emërimi i Ballës në diasporë. Është ushtari, që sa herë ka gjëra strategjike vendos Ballën, poste që nuk duken në aparencë, ai e njeh më mirë diasporën me shifra, është ish-ministri i Brendshëm.

Veliaj është ‘Mbapeja’ e Ramës në PS, s’mund ta ruajë gjatë për shkak të hetimeve. Balluku është kryesore në PS, pasi aty është paraja. Spiropali sa për figuracion është mirë, tha Burimi në 'Kafe Shqeto'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco