VIDEO - Asambleja e PS/ Andoni: S’pati ndonjë surprizë, Veliaj pësoi ulje të kurbës politike, Spiropali mori peshë të madhe në PS

09:30, 09/09/2024
A+ Aa A-

Analisti, Ben Andoni thotë se Asambleja Socialiste nuk prodhoi ndonjë suprizë, ndryshe nga sa ishin pritshmëritë.

I ftuar në Kafe Shqeto me Flavio Qarri, Andoni e vuri theksin më shumë te ‘llogaridhënia’ që Rama duhet të jepte për 12 vite qeverisje dhe pushteti.

Andoni u ndal gjithashtu edhe te lëvizjet brenda kryesisë së PS, për të cilën thotë se më së shumti përqëndrimi është bërë në Tiranë, ndërsa Spiropali sipas tij ka marrë peshën më të madhe nga këto lëvizje të Ramës, duke lënë në hije madje edhe vetë Erion Veliajn.  

Për këtë të fundit, analisti Andoni thotë se tashsmë ai nuk është më në ditët e tij të mira, pasi ka nisur pikatën në kurbën politike.

S’ka ndonjuë surprizë të madhe. PS më shumë punon për veten se sa për organizimin. Aktuivitetet e PS bëhen vetëm me një njeri, të tjerët janë thjesht shtesa. Bateritë do jenë për Tiranën, Spiropali ka marrë peshë të jashtëzakonshme, ka një shmangie të Veliajy, shihet nga gjuha e trupit.

Në Dibër, po çon ministrin e Ekonomisë, aty ku po invetsohet rruga e Arbrit, pasi kjo e fundit do jetë e vëshirë për t’u përfunduar dhe do i kushtojë PS. Shmangie të Ballës, s’ka ndonjë imepnjim të madh për diasporën nga PS. Shmangie të njerëzve të kryesisë, Ditmir Bushtai, Xhacka, që i ka krijuar problem të madh moral PS.

Ka një qasje të re, stof në dukje të ri për të përcjellë ofertën e 2030, s’mund të bësh projeksion për dy mandate, Rama duhet të japë përgjigje për këto 12 vite.

Veliaj s’është në ditët e mira, është në pjesën zbritëse të kurbës politike. Pesha e Spiropalit ka sfumuar çdo gjë në PS , edhe Ballën vetë, për nga pozitat në PS. Ardhja e Spiropalit tregon konfigurimin e ri në këtë qark të PS, tha Andoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco