Sot nis viti i ri shkollor, presidenti Begaj mesazh: Një brez që përqafon diturinë, ndërton një të ardhme më të mirë

Sot nis viti i ri shkollor, presidenti Begaj mesazh: Një brez që përqafon diturinë, ndërton një të ardhme më të mirë

08:22, 09/09/2024
A+ Aa A-

Sot në të gjithë territorin e vendit ka nisur shkolla për të gjithë nxënësit e sistemit para-universitar.

Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për ditën e parë të shkollës. “Urimet më të mira dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor! Në veçanti, urime nxënësve të klasave të para që fillojnë maratonën e gjatë, sfiduese, por edhe shpërblyese të dijes”, shkruan Begaj.

“Urimet më të mira dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor!

Në veçanti, urime nxënësve të klasave të para që fillojnë maratonën e gjatë, sfiduese, por edhe shpërblyese të dijes.

Një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë”, thuhet në postimin e Begajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco