Berisha: Edi Rama jep dorëheqjen! Mos të rrejë mendja me 97 apo 98. Qeveri teknike, zgjedhje të lira, të ndershme

20:49, 08/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.

‘Edi Rama jep dorëheqjen dhe mos të rrejë mendja me 97 apo 98. Qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme’, e mbylli fjalën e tij Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miq!

Skuadra që Edi Rama paraqiti para shqiptarëve është dhe do të jetë objekti më i fuqishëm i sulmit qytetar.

Edi Rama mendon ti se me këta hajdutë që po i rishpëndan nëpër Shqipëri do të mund të mashtrosh, me këta banditë, kriminelë do mund ti kërkosh votë shqiptarëve.

Me mburojën që u bëre me Skapin kujton se mashtron shqiptarët.

Jo mor jo, kurrë, as ata as ti nuk kaloni më, jeni të humbur. Jep dorëheqjen dhe mos të rrejë mendja me 97 apo 98.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, ndryshim, ndryshim, ndryshim.

Miq!

Edhe njëherë ua përsëris. Sot ai nxorri ekipin e hajdutëve para jush.

Mos harroni kurrë një gjë, se nuk ka qenie më frikacake mbi tokë se hajduti, se i pari që ja mbath është hajduti, se hajduti nuk është qenie drite, por qenie terri, errësire.

Ndaj dhe me epërsi morale, me guxim të gjithë në sulm, të gjithë drejt fitores.

Rrofshi ju, rroftë Partia Demokratike, rroftë fitorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco