Berisha: Sot Rama riqarkulloi të gjithë ata, që janë kolegë të Skapit. Duhet të jenë banorë të ‘313’

20:48, 08/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha teksa komentoi emrat që dolën nga Asambleja e PS, tha se Rama vetëm sa riqarkulloi ata të cilët janë kolegë të SPAK.

Sipas Berishës, për të qenë në kryesinë socialsite, duhet që së paku të jesh banor i qelisë ‘313’.

Teksa bëri një rezyme të emrave socialistë, duke i konsideruar si më të rrezikshmit për vjedhjet që bëjnë, Berisha tha se ky është poshtërimi më i madh që i bëhet Tiranës dhe qytetarëve të vendit.

Sot Edi Rama llomotiti dhe dërdëlliti, por nuk tregoi dot një vepër madhore në 11 vite me 48 miliardë euro të shpenzuara nga buxheti i shtetit.

Jo nuk tregoi dot, se nuk ekzistojnë, sepse kanë vjedhur dhe vetëm vjedhur. Sepse rrugët e tyre kanë kushtuar 10 herë më shumë se më përpara, kanë kushtuar 15 herë më shumë, në një kohë kur kostoja, çmimi i materialeve të ndërtimit është rritur me 4-5-6 maksimumi 8 për qind.

Sot Edi Rama riqarkulloi të gjithë ata të cilët janë kolegë të Skapit.

Duhet të jenë banorë të 313.

Miqtë e mi!

Nuk ka fyerje më të madhe, nuk ka poshtërim më të madh se të sjellës në Tiranë, Elisën e 5 mln në dogana.

Nuk ka fyerje më të madhe se të sjellësh në Tiranë Erion Hajdutin e djegësit të Tiranës, e 5D-ve e dhjetëra vjedhjeve të tjera.

Nuk ka fyerje më të madhe se të sjellësh në Tiranë korbën e kovidit për vjedhjet e së cilës së bashku me Edi Ramën, vdiqën të paktën 10 mijë vetë më shumë se në vende të tjera, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco