Le të kthehem pak tek ’97

Le të kthehem pak tek ’97

20:40, 08/09/2024
A+ Aa A-

Nga Franc Nuri

I plakur, i thinjur dhe i gërryer nga vitet e shumta të pushtetit të tij të mbrapsht e të shthurur, KM u shfaq në ekrane duke bërë orakullin. Sipas tij, në 2025, PD e priste rezultati i zgjedhjeve të 1997-es!

Ngjarjet e vitit 1997 u bënë « peshqesh » nga ish-komunistët e rrëzuar 5 vite me heret nga pushteti, për t’a rimarrë atë me grykën e armëve. Edhe zgjedhjet e parakohshme te 1997, PS i « fitoi » bindshëm me bandat nga njera ane, si dhe mashtrimin publik, se « do t’u kthejmë 100% paratë e firmave » popullit. Sa gjera jane bere ne emer te popullit dhe interesit te tij, specialistet e PS e dine mire.

Le te kthehem pak tek ‘97. Ndonese nuk kisha mbyllur klasen e 3-te në periudhën Mars-Qershor 1997, shume ngjarje te asaj kohe me kujtohen si sot. 

Me kujtohet ajo ditë marsi 1997 kur befas u perhap lajmi në qytetin tim se ishin arratisur të burgosurit dhe keta te fundit kishin rrëmbyer armët në komisariatin e policise. Me vone u njoftua se ishin sulmuar depot e ushtrise. Pak kohe me vone do te ndizej situata ne Vlore, Berat e kudo në Jug.

Kaosi, të shtenat e kallashëve, zbrazja e 32 fishekeve të cdo karikatori për 3 sekonda, plumbat gjurmëlënës, granatat difensive, kundra-ajrori 12.7, mitrolozi dykëmbësh, autoblindat, skafandrat etj., hynë befas në fjalorin tonë të përditshëm. Isha tek brezi i atyre femijeve qe ate pranvere e kaluam kohen duke luajtur me gëzhoja dhe helmeta, duke mbledhur plumba te rene ne toke nje nate me pare, si dhe duke ndjekur shkollen nga ekrani i Tvsh.

Në rrafshin politik, më kujtohet dita kur në qytetin tim erdhi Presidenti Berisha për fushatë. Babi im, nje nga eksponentet lokalë të PD të atyre viteve, i shoqeruar nga Daja, dolen ne shesh ne pritje te Presidentit dhe liderit të PD. Pas 10-15 minutash fjalim te Doktorit, mercenaret e PS nisen priten e armatosur qe kishin orkestruar: Te shtena nga te gjitha anet, me qindra fisheke te zbrazur nga gryket e kallasheve. Mitingu i PD u nderpre ne mes. Truprojat e Presidentit u kunderpergjigjen me te shtena ne ajer. Fatmiresisht ai episod i rende u mbyll pa viktima.

29 Qershori i ‘97 ishte dita e zgjedhjeve te parakohshme. Me kujtohet kur shoqerova gjyshen ate dite ne qendren e votimit tek Gjimnazi « 18 Tetori ». U sigurova personalisht te shenoja « + » tek kutia ku shkruhej « Partia Demokratike », duke hedhur ne kuti edhe voten time te pare per PD ne 1997, pa bere ende 10 vjeç ! Në ‘97 nuk kishte shume rendesi si votohej, rendesi kishte si numerohej.

Pasdite, rreth ores 16.00 ate dite te diele qershori, shof nga ballkoni i shtepise, njerez qe dilnin nga qendrat e votimit, me kuti votimi ne supe dhe mitrolozin dykëmbesh varur ne krahun tjeter.  Keto ishin zgjedhjet e 1997 ne optiken e kujtimeve te mia. PD i lane vetem 25 deputete ne 1997 nga 155 gjithsej qe kishte Parlamenti i asaj kohe. Pak a shume kjo duhet te kete qene panorama e zgjedhjeve kudo ne Shqiperine e 1997.

Sot, KM del e thote se vitin 2025 PD do perfundoje si ne 1997.

Kjo mund te jete endrra e tij ne sirtar, me deshiren e erret per te patur mundesi te ndryshoje Kushtetuten dhe pse jo edhe regjimin politik sq here te doje dhe si te doje ai. Perse i duhen Rames 100 deputete ne Kuvend?

Pas 3 mandatesh, Rama ndoshta enderron te shpallet « Mbret »; Ndoshta mendon te ndryshoje totalisht kushtetuten dhe regjimin politik, Kodin Zgjedhor, pa pyetur askend; Te heqe cdo liri qe ka mbetur ne leter dhe te vendos kufizime te tjera, duke çimentuar diktaturen e tij. Shembujt e autokrateve qe nuk zbresin më nga pushteti i kemi me shumice ne Bote dhe nuk mungojne as ne Rajon, duke nisur nga miku i shtrenjte i Rames, Aleksander Vuçiç.

Ne, demokratet qe nuk kemi braktisur PD as ne 1997, patjeter qe do te jemi ne krye te luftes politike qe na pret keto muaj me mafian ne pushtet. Perballe rrezikut te rrenjosjes se Diktatures, te gjithe opozitaret duhet te lene menjane grindjet dhe hatermbetjet dhe te bashkohen ne nje front te vetem. Per kaq pak kohe sa na ndajne nga zgjedhjet e 2025, rruge tjeter nuk ka.

Vetem te bashkuar me PD ne krye dhe me qellimin per t’i prere rrugen Diktatures, do kemi mundesine e vertete te clirojme njerehe e mire Shqipërinë nga kthetrat e Rilindjes!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco