Berisha: Shqipëria, i vetmi vend me dy ministri drejtësie. Ministrinë e Ulsiut dhe ministrinë e Fatziut

20:33, 08/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Shqipëria është i vetmi vend me dy Ministri Drejtësie.

‘Shqipëria, i vetmi vend me dy ministri drejtësie. Ministrinë e Ulsiut dhe ministrinë e Fatziut’, theksoi Berisha gjatë tubmit qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të dashur miq!

Për një vend që synon të kapë kohën e humbur, të afrohet me të ardhura me mirëqënie me vendet e zhvilluara vjedhja është vdeksore, është shkatërrimtare, ndaj dhe shqiptarët në një periudhë, brenda 6 viteve dolën për rrogat para të gjithë shtetasve të Ballkanit.

Shqiptarët më vonë, brenda 11 viteve zbritën rrufeshëm në fund për pagat dhe pensionet. Ndaj dhe ikin, dhe vetëm ikin shqiptarët, largohen nga varfëria që të gjejnë një rrogë më të mirë.

Miqtë e mi!

Sot ai llomotiti gjatë e gjatë për suksese imagjinare.

Sot ai në histeri, fliste për një Shqipëri që nuk ekziston, për një Shqipëri në të cilën arsimi bien në pikiatë.

Për një Shqipëri në të cilën shëndetësia u rrënua me shpejtësi.

Për një Shqipëri në të cilën mijëra e mijëra të sëmurë vdesin për ilaçet e domosdoshme.

Për një Shqipëri në të cilën pensionistët qajnë çdo ditë me lot mjerimi se nuk përballojnë dot jetën.

Për një Shqipëri në të cilën largohen njëlloj si nga Siria që është në luftë civile. Për një Shqipëri në të cilën bandat, krimi, droga bëjnë ligjin. Krimi godet çdo ditë në sheshe, rrugët e qyteteve tona.

Miqtë e mi!

Për një Shqipëri në të cilën i vetmi vend i planetit ku drejtësia mungon, sepse për të marrë një vendim në një çështje civile qytetarit i duhen 18.7 vjet.

Sepse nga reforma që shkatërroi drejtësinë shqiptare ka një stok prej 139 mijë dosjesh të pagjykuara.

Sepse Skapi është shndërruar në policinë private politike të Edi Ramës.

Sepse Shqipëria është i vetmi vend me dy ministri drejtësia. Ministrinë e Ulsiut dhe ministrinë e Fatziut.

Ministria e Fatziut është dy herë më e fuqishme, se ku e ka këtu, tek kjo ndërtesa karshi nesh është.

Tek zyra e Fatziut çdo ditë thirren në proces, drejtuesit, Sadushët e gjykatës së lartë, KLP, KLGJ, Skapit e me radhe e me radhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco