Bushati: Rama krijoi aleancë me deputetë të inkriminuar. Beteja kryesore, lirimi i Berishës e qeveri teknike!

20:20, 08/09/2024
A+ Aa A-

Drejtuesja e departamentit të mirëqeverisjes në PD, Endira Bushati nga 'Rruga e Shpresës' në tubimin e përnatshëm qytetar, tha se Edi Rama, është ai që krijoi aleancë me 20 deputetë të inkriminuar.

Sipas Bushatit, kjo është mënyra me të cilën Rama fiton zgjedhjet, ndërsa shtoi se lufta ndaj tij nuk do të jetë e lehtë.

Përpara tha ajo, kemi shumë beteja, më kryesorja, lirimi i kryetarit të PD, Sali Berisha dhe më pas qeveria teknike.

Rama krijoi aleancë me 20 deputetë të akuzar për vrasje, trafiqesh, trafik prostitucioni e droge. Kjo është gjithçkaja që fiton zgjedhjet Rama. Rrit administratën ku ka punësuar gjithë njërëzit e vet. Ka kapur drejtësinë, Edi Rama i grabit zgjedhjet. Lufta s’është e lehtë, kemi shumë beteja për të bërë. Të lirojmë liderin e opozitës, Sali Berisha dhe të garantojmë qeveri teknike. Ne s’do ta lemë Ramën të përfundojë as mandatin e tretë, tha Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco