Asambleja e PS/ Kedhi: Disa emra janë të akuzuar vazhdimisht e disa nën akuzë dhe problemi vazhdon të ngelet opozita

20:00, 08/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, Nikola Kedhi, Dr. bordi i 'Albanian Policy  Center' ka folur për deklaratat e Ramës në Asamblenë e PS, si dhe fajin për largimet masive të shqiptarëve.

Kedhi theksoi se sinajli i Ramës është i qartë, pasi asnjë nuk do merret me emrat e drejtuesve që ka vendosur mazhoranca, por diskutimi do vijojë të jetë për drejtuesit politikë të opozitës.

‘Që këtu e kuptojmë se çfarë ndodh në këtë vend. Nga ana tjetër kemi disa emra të cilët janë të akuzuar vazhdimisht dhe disa mund të jenë nën akuzë dhe problemi vazhdon të ngelet opozita’, u shpreh Kedhi.

Kedhi: Nqs shoqëria shqiptare e ka ndarë mendjen që do vegjetojë atëherë  është shumë në rregull me këtë qeverisje dhe me këtë mënyrë të ndërtuari të shoqërisë. Është shumë në rregull që të pranojë që t’i hidhet faji shoqërisë shqiptare që ia hedh kryeministri dhe të tjerë dhe ajo ta mbajë.

Unë mendoj se në Shqipëri ka ende njerëz që duan të ndërtojnë vendin e tyre, një shoqëri të qëndrueshme në afatgjatë, me disa rregulla të caktuara me disa institucione që i tejkalojnë njerëzit.

Në Shqipëri institucionet nuk tejkalojnë njerëzit. Ikën një kryeministër, shkatërrohen institucionet dhe vjen kryeministri i radhës dhe i ndërton sipas qejfit të vetë dhe jemi në këtë gjendje dhe ndaj shoqëria shqiptare është në këtë udhëkryeq dhe duhet të ndajë mendjen se çfarë të bëjë me fatin e saj.

Sinajli është i qartë, po unë u sigurojë se nuk do merret asnjë me emrat e drejtuesve që ka vendosur mazhoranca, diskutimi do vijojë të jetë për drejtuesit politikë të opozitës. Që këtu e kuptojmë se çfarë ndodh në këtë vend.

Nga ana tjetër kemi disa emra të cilët janë të akuzuar vazhdimisht dhe disa mund të jenë nën akuzë dhe problemi vazhdon të ngelet opozita.

Përveç ditës së sotme askush nuk do të merret me emrat që ju përmendër sepse është bërë sport kombëtar kjo punë ku media shoqëria civile etj. do merren me emrat e opozitës se sa të këqinj janë ata dhe sa keq e bëjnë punën dhe nuk do merret njeri me çështjet morale që këtu kemi një zgjedhje shumë të qartë, dy modele shumë të ndryshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco