‘Dumani regjistron dhe i jep të dhënat Ramës’/ Berisha: Qeveri teknike, kushti për zgjedhje të barabarta, për rotacion...

‘Dumani regjistron dhe i jep të dhënat Ramës’/ Berisha: Qeveri teknike, kushti për zgjedhje të barabarta, për rotacion...

19:23, 08/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë një analizë gjendjes në Partinë Socialiste, ku sipas tij, ajo parti sot nuk ekziston, pasi rilinja është shndërruar në një lub spiunësh, hajdutësh, kriminelësh.

Berisha u shpreh se Rama tani ka një parti ku të gjithë janë kundër të gjithëve, ku të gjithë kanë frikë nga njëri- tjetri, ku të gjithë spiunojnë njëri-tjetrin, dhe ky i kontrollon ata me Dumanin që i regjistron gjithë botën dhe i jep të dhënat.

Në fund të fjalës së tij në mbledhjen e parë të zhvilluar me 12 drejtuesit e qarqeve, Berisha theksoi se PD do e përmbushe misionin për t’u garantuar qytetarëve shqiptarë, se kalimi në qeveri teknike është kushti për zgjedhje të barabarta, për rotacion dhe për zbatimin e një programi që Shqipëria dhe shqipëtarët nuk kanë njohur kurrë më të mirë.

Berisha: Miqtë e mi, PS sot nuk ezkiston. Rilindja është shndërruar në një lub spiunësh, hajdutësh, kriminelësh. Ai që dikur është quajtur solidariteti socialist, sot është spiunim pa pare. Dhe spiuniojnë, sepse mendojnë se duke spiunuar këtu dhe aty, mbulojnë krimet e tyre, mbulojnë gjëmat e tyre, mbulojnë bëmat e tyre.

Kjo është pasaporta morale e tyre. I shoi, edhe socialistët e fundit i përzuri, dhe tani ka vetëm partinë e tij, një parti ku të gjithë janë kundër të gjithëve, ku të gjithë kanë frikë nga njëri- tjetri, ku të gjithë spiunojnë njëri-tjetrin, dhe ky i kontrollon ata me Dumanin që i regjistron gjithë botën dhe i jep të dhënat.

Pra, miq kjo është gjendja e vërtetë. Sot shqiptarët tanë panë se me Edi Ramën do të shkohet drejt rrënimit. Kanë ikur 1 mln, do ikë dhe 1 mln tjetër, dhe për të është realizim qëllimi, sepse votojnë kundër tij.

PD do e përmbushë këtë mision. Unë garantoj qytetarët shqiptarë se kalimi në qeveri teknike është kushti për zgjedhje të barabarta, për rotacion dhe për zbatimin e një programi që Shqipëria dhe shqipëtarët nuk kanë njohur kurrë më të mirë.

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco