‘Shqipëria pikiatë në 11 vitet e Ramës’/ Berisha: Paratë vidhen! Rritja ekonomike, rritje për oligarkët e trafikantët!

‘Shqipëria pikiatë në 11 vitet e Ramës’/ Berisha: Paratë vidhen! Rritja ekonomike, rritje për oligarkët e trafikantët!

19:21, 08/09/2024
A+ Aa A-

11 vite të qeverisjes së Ramës, kanë qenë pikatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Kështu u shpreh kryedemokrati, Sali Berisha gjatë mbledhjes me 12 drejtuesit politikë të qarqeve, ndërsa tha se paratë vidhen nga qeveritarët.

Sipas Berishës, ‘britmat’ e Ramës për rritje të ekonomisë dhe turzimit nuk përkthehen ndryshe, veçse rritje për ekonominë e oligarkëve dhe trafikantëve.

Berisha foli me shifra dhe të dhëna, mbi batërdinë e Ramës ndaj ekonomisë së shqiptarëve dhe të vendit.

 

Berisha: Sot Edi Rama u përpoq të mbulojë me mashtrime vjedhjet e mëdha që u ka bërë shqiptarëve, por meqë jemi pas 11 vitesh dua t’i them Edi Ramës dhe qytetarëve shqiptarë sa vijon:

Nga 57 mld euro që bëjnë buxhetet e këtyre 11 viteve, 7 mld janë rrogat, çfarë ndodhi me 49-50 mld euro, ku shkuan?

Shqiptarët sot në qoftë se 11 vite më parë kishin pagesën më të lartë në rajon, sot edhe pas rritjes së rrogave, përsëri mbetemi me rrogat më të ulëta në rajon.

Pas 11 viteve, më thoni një zonë ka furnizim më të mirë me ujë. Më thoni një zonë që ka kanalizime. Bërtet turizmi, turizmi, turizmi! Dhe atë e mbulon me mashtrim.

E vërteta është se , Shqipëria është i vetmi vendi në botë ndoshta ku turizmi ndëshkon qytetarët. Nga bixheti i shtetit shpenzohen çdo vit 430 mln euro për infrastrukturën e resorteve turistike që Edi Rama i jep me 1 euro.

Kurse ky buxhet vjel nga taksat që merren, nga shitjet në fushën e turizmit, gjithesëj 8 mln euro, Gjithësej 4 euro për një qytetar, i cili paguan 215 euro. Turizmi nuk ka dyshim që është shtuar, por ama, cila është e vërteta.

Nga viti 2005 në vitin 2013, turizmi është rritur me 13 herë. Ishte 320 mijë, arriti në 4.7 mln. Unë nuk them se nuk është rrit. Por ajo është rritje me 13 herë, kurse kjo është rritje kallpe.

Nuk po ndalem në aspektin që e shkatërroi këtë vit, nuk po ndalem fare në këtë, po marr vitin e kulmit të suksesit ku janë? Na thotë një projekt të madh me 48 mld euro. Cili është projekti i madh që u realizua në Shqipëri në 11 vite? 5.9 km të tunelit të Llogarasë? Na thoni, ku janë?

Sigurisht, ato dihet ku janë. Janë vjedhur mbi 90% e tyre në rrugë që ndërtohen me çmime 10 herë më të shtrenjta, në shkolla që ndërtohen me çmime 10 herë më të shtrenjta.

Edi Rama, thuaju shqiptarëve, çfarë është kjo rënie e tmerrshme vertikale e arsimit në Shqipëri? Si mundet që të zbresë Shqipëria 62 pikë sa asnjë vend tjetër në botë? Sepse paratë vidhen, sepse rritje ekonomike nuk është një rritje për qytetarët, është një rritje për oligarkët, është një rritje për trafikantët. Ku janë?

Fole për pensionistët. Si nuk skuqesh dhe nuk zverdhesh? 2005-2013 pensionsitëve iu dyfishuan pensionet. U zotove se po indekson. I mashtrove. Do të ketë bonus, prap nuk i rrite.

Nuk kanë nevojë për bonus pensionistët. Nuk duhet të ketë pension në Shqipëri nën 300 euro. Nuk mund të ketë rrogë minimale nën 500 euro në Shqipëri. Nuk mund të ketë minimumi jetik nën 220 euro. Po ju vidhni dhe vetëm vidhni.

Ndaj dhe ti merr ansamblin e Skapit dhe ua servir shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco